Nxirësit ose shkëlqyesit e trupit patën momentin e tyre të lavdisë një dekadë më parë, pastaj nisën të konsideroheshin jashtë mode. Dhe kështu, u zhdukën pa lënë gjurmë. Meritat për rikthimin e bujshëm i takojnë J.Lo dhe Rihanna-s, që nxorrën në treg produktet e tyre për lëkurë rrëzëllitëse.
Në vijim, gjeni nxirësit më të mirë për momentin që do t’ju dhurojnë lëkurë të bronzuar që shkëlqen me hijeshi.
Fenty Beauty Body Lava Body Luminizer nëse doni të dukeni sikur po shkëlqeni nga brenda.
Huda Beauty N.Y.M.P.H. Not Your Mama’s Panty Hose All Over Body Highlighter nëse doni diçka që nuk yndyroset dhe nuk mbetet nëpër rroba
Anastasia Beverly Hills Shimmer Body Oil për një shkëlqim të lehtë.
Patrick Ta Major Glow Body Oil për lëkurë të hidratuar dhe aromë të mirë.
Fenty Beauty Fairy Bomb Glittering Pom Pom për t’u ndjerë e pasur dhe e llastuar.