Celebrity

DJ Diplo flet për dasmën e çiftit të famshëm: ‘Nuk e shkatërrova unë’

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2019

DJ Diplo flet për dasmën e çiftit të famshëm:

Ylli i “Game of Thrones” Sophie Turner dhe Joe Jonas u martuan papritur pas ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards. Ceremonia supozohej të mbetej sekrete, por ja që DJ i famshëm Diplo “shkatërroi gjithçka” duke transmetuar live dasmën.

DJ Diplo flet për dasmën e çiftit të famshëm:

Gjatë një interviste me prezantuesin radiofonik amerikan Ryan Seacrest, DJ u shpreh se “nuk e shkatërroi ai martesën e tyre”, ndonëse Jonas me shaka (që është gjysma e të vërtetës) u shpreh në një intervistë pak kohë më parë se “Diplo prishi momentin magjik”.

DJ Diplo flet për dasmën e çiftit të famshëm:

Ai e pranon se publikoi foto dhe video pa pyetur më parë çiftin, por mendoi se nuk ishte një dasmë e vërtetë. “Nuk e dija ç’po ndoshte. Ishte një çmenduri”. Ai shton se pa edhe njerëz të tjerë që po filmonin, ndaj mendoi ta publikonte në Instagram.

DJ Diplo flet për dasmën e çiftit të famshëm:

Sophie dhe Jonas po planifikojnë një dasmë këtë verë në Francë, ku një martesë simbolike ose fetare nuk përbën martesë ligjore, ndaj të dy u martuan paraprakisht në SHBA.

Nuk dihet ende nëse Diplo do të jetë i ftuar, megjithëse me siguri që nuk do ta përsërisë më kurrë gabimin.

Burimi: People

MOS I HUMBISNI