Momentalisht, Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ndodhen në një vizitë zyrtare në Londër. Ata u takuan me mbretëreshën dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, pinë çaj në Clarence House, bënë një tur në Westminster Abbey, panë një paradë ushtarake etj.
Le të flasim për atë që ju solli këtu: për veshjet e Melania Trump gjatë udhëtimit.
Kur u nis nga Washington, Melania referencoi destinacionin e saj përmes fustanit Gucci me printe atraksione të famshme të Londrës si Big Ben, Tower Bridge dhe një autobus dykatësh.
Ajo zbriti nga Air Force One në Stansted, Angli, veshur me një xhaketë dhe fund të ngushtë ngjyrë blu nate dhe një këmishë nga brandi britanik Burberry.
Melania zgjodhi një fustan elegant të gjatë deri në gju nga Dolce & Gabbana, me jakë dhe rrip blu nate dhe kapele të bërë veçanërisht për të nga Herve Pierre kur u takua me Mbretëreshën Elizabeth në Buckingham Palace.
Kostumi i bardhë i Melania-s i ngjason shumë një veshjeje të Princeshë Diana-s nga viti 1991 dhe përderisa Zonja e Parë e Sh.B.A.-ve u frymëzua nga vetë Londra e firmat vendase, pse jo edhe nga një ikonë mode londineze si Lady Diana.