Të kontrollosh telefonin e dikujt është gjest i shëmtuar, ndonëse kur bëhet fjalë për partnerin të paktën një herë në jetë e kemi bërë një faj të tillë. Në dukje i padëmshëm, duhet të dini se futja e hundëve tek celulari i tij pa dijeni mund të çojë në përfundimin e lidhjes suaj.
Studimet e fundit kanë treguar se ky veprim ndikon negativisht në një marrëdhënie. Duke qenë se secili prej nesh e përdor smartphone-in sipas mënyrës së tij, informacioni që mund të gjejë pala tjetër jo gjithmonë është interesant. Këtu fillon zënka numër 1.
Profesorë të Universitetit të British Columbia, thonë se rastet që kanë çuar në ndarjen përfundimtare të çiftit kanë qenë ato kur njëri nga partnerët është ndjerë i poshtëruar dhe i fyer nga një gjest i tillë. Të tjerë, nuk kanë lejuar kurrsesi që t’i cënohet privatësia.
Një përqindje jo të vogël kanë patur rastet kur njëri nga partnerët është kapur në gabim pas surprizave të zbuluara në telefon.
Studimi, shpjegoi gjithashtu se njerëzit në përgjithësi kontrollojnë telefonat pa leje për 4 arsye:
1. Për të mbikqyrur marrëdhënien e dikujt me njerëz të tjerë.
2. Për t’i punuar ndonjë rreng.
3.Për të shuar dyshimet
4. Për përfitime personale (para, kontakte)
Morali? Të gërmosh celularin e tjetrit nuk është aspak e dobishme dhe nuk do të zgjidhë asgjë në lidhjen tuaj. Vetëm mund të përshpejtojë ndarjen, kështu që mendojeni 2 herë.