Relationships

Sakrifica që nuk m’u shpërblye kurrë

Letra 1
E doja shume madje bera saktifica te medha per te por nuk donte tia dinte per mua.. Kishim 1 vite bashk te lidhur dhe cdo dite i falja dashuri se nje e cmendur por ai ishte mjaft i zen per te mu perkushtuar.. Nje dite me thot se kishte perplasur makinen e i duheshin leke per ta rregulluar.. Me nje stermundim te madh i dhash parate qe i duheshin qe nuk ishin pak por e bera se e doja.. Mendoja se pas ketij veprimi ai do me perkushtohej me shume sepse do shihte se sa shume e doja por ai ishte po i njejti.. Kalon pak kohe dhe nje dite na ndalojne ne rruge disa cuna me maska dhe i thon te dashurit tim: " o na jep makinen ose na ler te dashuren per te kryer marrdhenie" ky qe me sheh e me thot: " makina me duhet keshtu qe skemi rrugzgjidhje tjeter"  Nuk dija c'te beja e doja shume e s'mund ta merzisja.. Kam kaluar naten me te keqe te jetes sime vetem qe ai te kuptonte qe une e doja me te vertet dhe po sakrifikoja.. Por ai as qe donte tja dinte.. Sot jemi te ndar por une vazhdoj ta dua e nuk pendohem per sakrificat qe kam ber per te edhe pse ai kurre ska per te me vlersuar..  ( te lutem anonim)

Letra 2
Mirmbrema Anabel! Kjo teme qenka fiks per mua: sakrifikova e nuk mu shperblye kurre! Isha shume e re dhe naive kur u martova me tim shoq, e doja dhe nuk e mendova me gjate. Pas 3 muaj njohje ai me kerkoi nr shtepi dhe babai pranoi direkt kur e mori vesh qe ishim dashur vete tashme. Ngaqe e doja e pranoja ashtu sic ishte, ai nuk punonte dhe leket here i kishim, here nuk i kishim, varej a i ecte, a nxirrte lek nga punet e pista qe bente. Derisa ra ne burg... 8 vjet kam sakrifikuar sa vete e di, punoja 2 pune, nga mengjesi ne darke me binte bretku vetem ti coja atij ushqime, karta telefoni, rroba, cigare dhe lek se donte dhe lek aty brenda qe nuk e kuptova kurre tamam pse. Jetoja e vetmuar, vetem pune, pune dhe 4 muret e shtepise. Kurre nuk e tradhetova apo te lejoja te flitej per mua qe te mos ja ulja koken. 8 vite tmerri...dhe vete kam ngel dhe pa buke e ate e mbaja me cdo gje, isha dhe me qera. Dhe si ma shperbleu? Kur doli nga burgu me tha qe kishte 1 vit qe kishte njohur dike ne fb dhe donte ate. U divorcuam dhe sot ata bashkejetojne, shume afer shtepise time madje... Anonim te lutem

Letra 3
Mirmbrema lexues. Une qe po ju shkruaj jam 35 vjec,kam sakrifikuar rinin,adoleshencen,dashurin,shoqerin,gjithcka. U perkushtova prinderve te mi ishin te dy te semur,ne ate kohe ndodhesha jasht shtetit. Vellai im u martua me nje te huaj,dhe per kete arsye iku nga shtepia na la vetem. Une punoja dy pune,nje rrog nuk me dilte ,shyqyr zotit shendetsia ketu eshte falas dhe prindrit i kisha hedhur ne documentat e mia.Cdo gjasht muaj mami bente kimio,kurse babi kishte pesuar ajs'hajmer ,isha e mbytur ne halle. Do thoni ju po vllai !!! Ehhhh ai me thoshte ti dergojm ne shqiperi te rin atje,pleqeria do pleqerin me thoshte,une thoja jo. Ne fact ndoshta kam bere gabim qe i mbajta,ata ndoshta do te ishin me te lymtur ne shqiperi afer familjareve shoqeris se tyre. Aty ishin vetem gjith diten,mezi prisnun te vija une nga puna,ishin te lumtur qe me kishin afer. Nejse nje dit ne spital njoha nje djal shqiptar,ishte infermjer. Ishte shum simpatik dhe i cilter,u prezantuam dhe folem per problemin e mamit tim. Ditet ne vazhdim flusnim ne tel filluam dilnim bashk vinte tek shpia prindrit e mi e simpatizuan menjehere. Ai lozte gjithmon domino me babushin tim dhe benin shum gallata....... Koha kalonte dhe mami im filloi te perkeqsohej ,u be e padurushme per cdo gje ja kisha fajin une filluam te ziheshim shume ,me shante ofendonte,pastaj fillonte qante!!!!! Kurse une qaja naten ku askush nuk me degjonte. Edhe me te dashurin tim filloj te agresohej ai nuk thoshte gje e dinte qe e kishte nga semundja,une nuk kisha me durim dhe forc te duroja kaq dhimbje ,. U detyrova u ndava nga ai doja ai mos ta perjetonte kete. E doja kaq shume,me gjith shpirt e zemer ,akoma e dua Por nuk ishte i detyruar te degjonte ulerimat e mamit tim,nervat e saj te qarat,apo te me ndihmonte mua te laja babin tim si femij ne vask,dhe e ngrinte neper duar,nuk ishte i detyruar te dilte te kerkonte me mua,ne 2 te nates babin se dilte dhe nuk mbante mend te kthehej ne shtepi. Ohhhh sa shume. E largova shpirtin tim sepse e doja,e largova sepse doja te ishte i lumtur jo ta fillonte jeten me vuajtje. Sot prindrit e mi kan vdekur. Une jam vetem . Kurse ai !!!!!!! Nuk e di!!!!!! nuk kam kurajo ta!! Ndoshta ka familje femij nuk e di!! Sakrifica ime prindrit. Por nuk dua te me shperblej zoti as te ma njohi dynjaja,!!! Dua vetem te gjej lumturin. Anonim

Letra 4
Duhet ta postosh... Tema eshte ajo qe po prisja me kohe. Dua ti them te gjitheve se ca eshte nje njeri ne gjendje te beje per ate qe do.. Edhe pak e do benim 3 vite bashke, kemi pasur ulje e ngritje, zenka e pajtime. Ne vere patem nje zenke, dreqin nuk me kujtohet, e kam kete te keqe qe i fshi te gjitha kujtimet negative me ate. Inati zgjati 1 muaj, as nuk u pame e as nuk folem, deri sa nuk durova dot me edhe i shkruajta. Ma ktheu, folem, u takuam, cdo gje shkoi ne normalitet. Ajo me tha qe gjate kesaj kohe, kishte filluar te fliste me nje tjeter, thjesht muhabet se nuk ishin takuar. Une e kuptova qe ky nuk ishte si te tjeret, qe slinin rast pa e ngacmuar por qe kjo nuk ua varte. Kembengula shume por nuk ma tregoi emrin, por me tha qe do i distancohej. Une i kerkova ti shkepuste gjerat direkt me te, nuk kishte kuptim, ajo me tha qe nuk mund thjesht ta fshinte sepse do dilte keq. I besova, me tha qe do distancohej. Por ditet kalonin edhe nuk po e bente, une e kisha fb e saj, por e dija me siguri qe flisnin ne viber a whatsapp a ku di une, nje dite i mblodha te gjitha te dhenat qe kisha edhe e gjeta kush ishte, nuk e njihja ate djalin edhe pse jetonte afer meje. I bertita asaj, i kerkova ta linte mhb me ate, i thashe o une o ai, sepse e ndieja qe dicka nuk po shkonte. SIGURISHT qe me zgjodhi mua, edhe me te vertete nuk i foli per ca kohe, mesa di une. derisa nje dite me tha qe ai i kishte shkruar, me tha vete, por me tha edhe qe do fliste me te vazhdimisht. Dreqin prape i besova, thashe me vete qe ajo me do dhe nuk do beje idiotlleqe. Derisa nje dite shoqes se saj me te mire, i shkau goja dhe i tha te dashurit te saj (shokut tim me te mire) qe i vinte shume keq per mua. Ai kembenguli teper sado qe ajo u mundua te nderronte bisede, e ne fund ajo e pranoi, tha qe i vinte keq per mua sepse une e doja shume te dashuren time, ndersa ajo perlqente nje tjeter.. Aty krisi cdo gje. Fola me te dashuren, ma mohoi. Madje u zume keq edhe me kerkoi te ndaheshim ose te pakten te benim nje pushim, prej xhelozise sime te semure,se po ia veshtiresoja shume lidhjen (ehh, tani kuptoj me shume). Nuk kisha zgjidhje tjeter, e lame te benim pushim, i kerkova falje prape, por nje nate prej neteve te shumta pa gjume e me dyshime, i hackova fb. Kur cte shoh.. Ajo ishte takuar me ate, kishin dale bashke, madje ne bisede me nje shoqe i ankohej pse ai se kishte puthur. Ishte torture per mua, nuk doja te merrja fryme.. E takova, ia thashe te gjitha, edhe e dini cbera? I kerkova falje, qe nuk isha sjelle mire me te, iu luta, bera lloj lloj cmendurish per te ne ditet ne vijim, shoket me tallnin, me thonin qe duhet ta kisha degjeneru sa kohe qe i kisha fb, por jo, une e doja. Edhe ajo nuk me mohoi asgje, madje me tha qe me donte mua.. Iu luta te me thoshte te verteten, iu pergjerova te me thoshte se ke donte, pse po luante, dhe me tha te dua ty.. por ndiej dhe per ate dhe dua ta provoj. Kjo ishte tortura ime e dyte. Arrita deri aty sa ti thoja, aq shume sa te dua, ik me ate, e une do rri te te pres. Edhe dreqin e beri, sot u ndame, skaluan dite edhe u lidh me ate. Heren e fundit qe folem bashke, me tha "te premtoj se do vij, me prit". Kjo eshte tortura e trete, edhe une i thashe "hengsha lotin e dhimbjes sime me te madhe po nuk te prita". Sot e kesaj dite ata jane bashke, une rri e pres ate qe e dua. E thashe gjithe kte histori (me besoni, e shkurtuar) sepse shume prej jush ose nuk e kane idene se si mund te duash dike aq fort, ose nuk kane dashur, pak a sh e njejta gje. Por ja qe nje mashkull arrin te bie edhe kaq poshte ne sy te gjithe atyre qe e njohin (edhe ne syrin tuaj tani), thjesht per ate te cilen ka shpresa se do i kthehet.

Letra 5
Sakrifikova e nuk mu shperblye kurre ... Anabel. Jam nje vajz e divorcuar.u ndava me burrin e pare se ai rrinte ne itali me vite, mua as me merrte andej as vibte ktej, dhe kur linda gocen nuk erdhi ta shihte derisa u be 7 muajshe. Sdonte ta dinte me pak fjal, vinte rralle vetem pasi i lutesha e i lutesha. Nejse ate vit qe u ndava mua me vdes dhe mamaja e ngela e vetme ne bote vec me vajzen.ne ate kohe njoh nje njeri qe me beri te rilindja, te dashurohesha shum dhe thashe po rindertoja jeten por familja e tij sme donte por me shum sma donte gocen. Spranonin te fusnin ne dere femijen e dikujt tjeter. Kam vuajt shum kalova ne depresion. Ai me kerkoi ta lija gocen. Me tha zgjidh o mua dhe fmit qe do bejm bashk, o rri mbylle jeten me gocen. Gabimi im qe u genjeva dhe e lash gocen. Ja lash vjerres se pare, sakrifikova fmin tim per ate njeri dhe te ardhmen ton bashke dhe nuk mu shpetblye kurre. Sot nuk jemi me bashk pas shume gjerave qe ndodhen ndersa gocen e ka mar i ati ne Itali e sma jep. Goca po ben 13 vjece e shoh ndonjehere ne skype por me rri ftoht e kuptoj. E di qe do thoni ca nene qenke po njeriu gabon dhe sakrifikon pet dashuri.

Letra 6
Mrb Anabel! Un mund te them qe sakrfikova gjithcka per 1 femer te pavler,kisha 1 pun te mir,1makin,1shtepi shkoja shum mir me familjen.Si cdo cun kisha mundesi sh te mira per tu lidh me 1 goc t mir por rash gabimisht n dashuri me 1 femer qe t gjith shoqeria,njerzit,familja ime folen fjalet me t keqija por n fund kto fjalet dolen te verteta.Ajo vinte shpesh tek puna ku punoja dhe 1 dit u futem n mhb ku folem gjat dhe me kalimin e kohes filluam t dilnim bashk dhe derisa u lidhem.Dhe 1 mbremje shkoj me shoqerin ne nj fest dhe ua prezantoj.Dikush nga shoqeria ime e njifte dhe m mori vec dhe filloj t me thoshte qe ajo nk ishte vajz e mr pasi dikur kishte jetuar n t njejtin pallat me kte dhe thoshte qe ajoo vinte rreth ora 2-3 e nates n shpi sillte cuna t ndryshem n shpi gjat javes etj. Un si besova pasi kisha 6-7 muaj qe e njfja dhe gjat gjith kohes nk kisha par ndonj gj t cilen mund ta lidhja me cfr m tha shoku.Gjat kohes nk ishte i vetmi qe m tha me than shoqe shok t njejtat gjera por ksaj here i thash se nqs do t vazhdonin t thoshin kto gjera ather m mir mos t kishin t benin me mua... Kaluan vite dhe nk verejta asgj t pazakont sillej mir me mua,me shkr sms me merrnte n cel cdo min,thoshte qe m donte sh etjj. 1 dit shkoj ja prezantoj t shpis ku ata e plq si goc, por mbas disa ditesh kishin pyetur dhe te njejten gje m than dhe prinderit por un aty nk durova dhe u konfliktova me te atin.. N mbremje e pyes per keto qe kisha degjuar, ajo filloj t qante duke thn qe nk ishin t verteta dhe se un u besoja. e mora afer dhe i thash qe e besoja dhe qe gjitthcka qe flitej ishin gjenjeshtra. kisha rene n dashuri me ate skisha si te mos ta besoja sa vinte akm m e dashur behej, 1 dit me hapi 1 mhb per martesa ku donte sh te martohej me mua por konflikti qe kisha ber me familjen nk m lejonte dhe ndaj bem vtm celebrim.Kisha ven gjysmen e pasuris ne emer te asaj pasi i besoja dhe e doja. N ate koh n pallat 1 djal mosha ime dilnte gjithmon kur un vija nga puna n katin ku banoja dhe m qellon qe vij rreth 1 or para se te mbaronte puna dhe e gjej gruan me kte tj.. Me ra si bomb pasi nk mund ta prisja 1 gje t till.doja ti vrisja qe t dy poer skisha pse ta mbyllja jeten per dike te pavler. i nxora te dy nga shpia gjithcka qe kisha ajo ja nxora posht pallatit ti merrte nk e shikoja dot me sy pasi me shoqerin nk behesha me per t cilat ato than me familjen e njejta gje dhe tn ajo m shpifte, e urreja ,me plot goj quhej e perdale pasi nk kishte heq dor nga e shkuara. Mbas ksaj m vin 1 leter n shpi ku ajo m kish thirrur n gjyq , e dija qe do merrte gjysmen e pasuris dhe nk bera asnj kundeshtim ja dhash pasi nk doja ta shikoja me me sy. Shoqeris i kerk falje qe i kisha len mbas dore, por familja sme fali lehet. Nk km shm koh qe jam pajtuar me te atin, mbas asaj koha degjova vtm familjen ku u martova me dike me lajmesi por sot jam i lumtur dhe jam ber baba .

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb