Anabelizim

Historitë tuaja: Im shoq është i mrekullueshëm, por a duhet ta lë?

Historitë tuaja: Im shoq është i mrekullueshëm, por  a duhet

Për t’ju treguar çfarë ndjej e ç’dua në të vërtetë nuk do të mjaftonin netë të tëra dimri. Ndoshta sepse as vetë se di akoma. Nuk e di se sa mëkat është ta them, por unë jam penduar për babain e mrekullueshëm të vajzës sime. Për bashkëshortin e shkëlqyer, të përkushtuar ndaj meje dhe për njeriun me shpirt të pasur.

Unë kam mbaruar universitetin, ndërsa ai, im shoq arriti të mbarojë vetëm shkollën e mesme dhe më pas, kushtet ekonomike e detyruan të largohej nga ky vend.

Asokohe, kur ende s’kishim asgjë bashkë, mbaj mend që më ngacmonte shumë. Për vite me radhë, nuk hoqi dorë dhe pse unë e refuzoja. Kujtoj gjithashtu sa ka ndikuar tek unë mentaliteti injorant i tim vëllai, që mendonte se i pari me të cilin do lidhesha, duhet të më vinte me patjetër në shtëpi.

Ja kështu, humba shumë shanse për të përjetuar një lidhje të vërtetë, një lidhje ku mund ta njihja tamam atë dhe ai mua.

Kam qenë kaq e ngarkuar psikologjikisht, sa vendosa t’i thoja PO atij njeriu që për vite me radhë s’hoqi dorë nga unë. Sipas tij, sepse më kishte dashuruar që të vogël.

Kurse unë, sot e gjej veten në një vend të Europës, larg familjes, miqve të dikurshëm dhe jetës aktive që kisha atëherë. Sot pres të kalojë mëngjesi dhe të ngryset sa më shpejt. Asnjë motiv për jetën, përveç asaj, vajzës sime. Ajo jo vetëm më zbukuroi jetën, por më ndryshoi si njeri.

Shpesh, e gjej veten duke pyetur në heshtje pse e bëra këtë? Sakrifikova shumë kohë për t’u shkolluar dhe në fund nuk mund të punoj. Më lëndon ta shoh atë që vjen në shtëpi me duar të çara e të plasaritura. Këtë meritoja vallë? E di që do të më quani egoiste apo të paudhë, sepse kam në krahë një njeri të mirë, por...Mos më keqkuptoni. Mund të dukem egoiste, me këtë që do them tani.

Dikur, për mua s’ka patur fare rëndësi shkolla apo puna e zyrës kur vinte puna tek njeriu i zemrës. Sot, mendoj ndryshe. Kam shumë dilema në kokë dhe më kryesorja është nëse duhet ta lë atë apo...? Po nëse e lë ç’faj ka ai? Po ime bijë pse duhet të rritet pa të atin? E nëse e lë, a do gjej dot një njeri të veshur, të parfumosur , por njëkohësisht me zemër të pastër?

Një tjetër histori që mund të lexoni është:Pendohem për ty, që u ktheve në ankthin tim të pashmangshëm

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Your stories: My husband is wonderful, but should I quit?

Historitë tuaja: Im shoq është i mrekullueshëm, por  a duhet

To tell you what I feel and what it really meant, it would not be enough for all winter nights. Maybe because he does not know yet. I do not know how much I have to say, but I'm sorry for my daughter's wonderful father. For the excellent husband, dedicated to me and to the rich man.

I graduated from university, while my husband managed to finish only high school and then the economic conditions forced him to leave the country.

At that time, when we did not have anything together, I remember that it stirred me a lot. For years, I did not give up and why I refused. I also recall how my brother's ignorant mentality had influenced me, thinking that the first person to whom I would have to come home with me.

So I missed a lot of chances to experience a real connection, a relationship where I could know him and me.

I was so psychologically loaded that I decided to tell YES to the man who for some years did not give up on me. According to him, because I had loved him a little.

But I, today, find myself in a country in Europe, away from my family, my old friends and the active life I had then. Today I expect to spend the morning and come out as soon as possible. No motive for life, except for that, my daughter. She not only beautified my life but changed me as a man.

Often, I find myself silently questioning why I did this? I sacrificed a lot of time to be educated and in the end I can not work. It hurts to see the one coming home with cracked cracks. Did I deserve it? I know you will call me selfish or iniquitous, because I have a good man in my arms, but ... Do not misunderstand me. I may look selfish, with what I'm going to say now.

Sometimes, school or office work did not matter to me when it came to heart man. Today, I think differently. I have a lot of dilemmas in my head and the foremost is whether I have to leave it or ...? What if he leaves what he has? My daughter why should she grow up without her father? And if I quit, can I find a man dressed in perfumed, but at the same time with a pure heart ?

Another story you can read is: I'm sorry for you, who came back to my inevitable anxiety