Nisur nga një artikull i disa minutave më parë në Anabel.al, i cili raportonte rrëzimin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, ditën e sotme, në përfundimin e një konference për shtyp, menduam t’ju sillnim sërish në kujtesë disa nga momentet më të paharrueshme përsa i përket pengimit dhe më pas rënies së VIP- ave shqiptarë.
Së fundmi, gjatë kalimit të Ermal Mamaqit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, aktori i humorit ngjiti shkallët, u pengua dhe për pak sa nuk ra në tokë.
“E bëra vetë rrëzimin për synin e keq [sic],” shkruajti Mamaqi krahas videos së postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Janarin e këtij viti, moderatorja e “My Living”, Brunilda Lahe zbuloi prapaskenat e emisionit ku teksa xhironte në dëborë, e kishte të pamundur të mos rrëzohej herë pas here.
Më 27 korrik 2018, Elvana Gjata theu rekord me një video që aktualisht numëron afro 1 milion e 470 mijë views. Fabula? Teksa pozon në shkallët e avionit privat, Gjata përfundon duke u rrëzuar.
2016- a qe gjithashtu një vit i begatë përsa i përket rrëzimeve. Enca pati një fat të ngjashëm:
dhe Genta Ismajli po ashtu.
Le të ndalemi për pak te Genta. Artistja është rrëzuar edhe në 2009- n. (Gjithashtu edhe në një koncert në Bruksel në 2012- n por videoja rezulton e fshirë).
Po kështu edhe Bebe Rexha (2016). Artistja mendoi të hidhej mbi publik por personat të cilët ishin në radhët e para duke ndjekur koncertin, nuk arritën ta kapnin dhe ta mbanin këngëtaren ashtu siç duhej. Ajo ra poshtë dhe më pas u ringjit në skenë. Këtë moment Bebe e postoi në Instagram- in e saj, duke e shoqëruar me shkrimin: "Shënim për veten: Nuk ka më surf mbi publik..."
Mos harroni gjithashtu rënien e Grida Dumës:
apo të Aurela Hoxhës:
Shihemi në rënien e radhës...