Princ William dhe Kate Middleton qëndruan të lidhur për vite me radhë para se të kurorëzoheshin në 2011-ën. Kaq shumë kohë ju desh për të vendosur, sa njerëzit filluan të dyshonin nëse William do t’i propozonte ndonjëherë.
Në fakt, vonesa e princit nuk ishte e paqëllimshme. Jo më kot, ai priti për vite të tëra para se të vendoste për t’u martuar me të. Sipas librit të shkruar nga autorja e librit biografik të mbretërorëve, William thjesht nuk donte të përjetonte një divorc si prindërit e tij. Prandaj zgjodhi t’i japë kohë Kate-it për t’u menduar mirë para se lidhja të finalizohej.
“Divorci kishte kapluar familjen mbretërore për shumë kohë. Martesat e palumtura e kanë kërcënuar vazhdimisht familjen. Para se William ta pyeste Kate-in për t’u martuar donte që ajo të ishte e bindur nëse për çfarë do bënte. Duke jetuar bashkë, Kate mund të vendoste nëse do të vazhdonte apo do të hiqtë dorë prej tij.”
Princ William-in duket se e ka frikësuar gjatë gjithë jetës dhimbja që kaloi nga divorci i prindërve. Kjo ngjarje, i dha një mësim jete, që deri më tani duket se ka rezultuar i suksesshëm.