Një e ftuar në dasmë, krejtësisht e shokuar ka rrëfyer se si nusja e kritikoi rreth 25 euro- ve që ajo i la për dasmën. Jo vetëm kaq, por pas mbarimit të ceremonisë, e sapomartuara i ka kërkuar gruas para të tjera mbrapsht.
Seyi Akiwowo tregoi se si ish- shoqja e saj, sepse sigurisht tani është një ish e tillë, i kishte dërguar një mesazh të ashpër, fill pasi kjo e fundit, së bashku me një mikeshë që kishte marrë me vete ishin kthyer nga Rumania, ku ndodhej destinacioni i dasmës.
“Çkemi Seyi,
Si po shkon? E shijove dasmën tonë dhe kohën e kaluar në Cluj? A e shijoi mikesha jote gjithashtu? U duk se u kënaqe shumë por kjo nuk u reflektua në kontributin tënd për shpenzimet e dasmës sonë.” shkruhej në hyrje të mesazhit.
Në një kohë kur letra tashmë është bërë virale, Akiwowo ka treguar diçka më shumë rreth gjithë kësaj historie, le të themi të pazakontë. Dasma u mbajt verën e 2015- s dhe ajo shkoi bashkë me një mikeshën e saj për të festuar kurorëzimin e dashurisë së koleges. Meqë nusja kishte kërkuar medoemos para të thata sepse dhuratat nuk kishte si i transportonte (po praaa), Akiwowo dhe shoqja e saj kishin patur vetëm 25 euro, para të thata në dorë.
Me t’u kthyer në shtëpi, Seyi- s i erdhi një mesazh në Facebook:
“Me naivitetin tim mendova që më kishte shkruar për të pyetur si arritët.”
Por jo!
Mesazhi vazhdonte:
“Kemi marrë 20 euro nga ti dhe 5 nga mikesha jote, që janë të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e menusë dhe të pijeve, pa përmendur të gjithë përpjekjet për organizimin e festimeve. Kontributi mesatar duhet të ishte 100 euro për person, por edhe 75 do të mjaftonin për mbulimin e kostos së pijeve, menusë dhe vendndodhjes”
Në fund, nusja kërkon ndjesë nëse nuk i kishte bërë gjërat të qarta që në fillim duke i dhënë koleges një shans të dytë për të ndrequr gabimin.
“Ndaj, do ta vlerësonim shumë nëse do të bëje një transferim banker në llogarinë tonë për të mbuluar shpenzimet e menusë dhe pijeve, që shkojnë minimalisht 125 për të dyja ju.”