Showbiz dhe TV

Sa bileta dhe sa euro fitime pati ‘2 gisht mjaltë’ në vetëm 1 muaj?

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2019

Sa bileta dhe sa euro fitime pati ‘2 gisht mjaltë’ në

Siç mund ta keni vënë re nga postimet e shumta në Instagram, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata ishin të pranishëm në Marché du Film , në Festivalin e 72- të të Kanës, me synim promovimin e filmit dhe gjetjen e partnerëve për të bashkëpunuar me një projekt të ardhshëm kinematografik.

Sa bileta dhe sa euro fitime pati ‘2 gisht mjaltë’ në

Në një intervistë për “Cineuropa”, Ermal Mamaqi ka zbuluar diçka më shumë rreth asaj që le të themi u intereson të gjithëve: sa shiti dhe fitoi dyshja Mamaqi- Gjata, qoftë thjesht dhe vetëm gjatë një muaji.

Në një video afro 4 minuta, teksa Mamaqi prezanton veten dhe bën të qartë se është aty për të shitur filmin e tij, shprehet se ata, ai dhe protagonistja tjetër, Elvana janë shqiptarët e parë që ia kanë dalë të shesin 250,000 bileta në vetëm një muaj.

Që përkthehet në sa para?

Ekzaktësisht më shumë se 1 milion euro (nga shitja e biletave), sërish në një muaj.

Sa bileta dhe sa euro fitime pati ‘2 gisht mjaltë’ në

Fabula e “2 Gisht Mjaltë” ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën dhe çmendurinë. Premiera e filmit u dha më 28 mars.