Showbiz

Nisur nga Eno Popi: Ç’duhet të dini për depresionin pas lindjes së fëmijës, te burrat

Nisur nga Eno Popi: Ç’duhet të dini për depresionin pas

Ndonëse flitet jo shpesh për të, ai që ndërkombëtarisht njihet si Postpartum depression (PPD), referuar ndryshe si depresioni pas lindjes, është një gjendje aspak e rrallë. Përkundrazi!

Është pikërisht PPD- ja arsyeja kryesore e vrasjes së foshnjave nën moshën 1- vjeçare, që ndodh në 8 nga 100,000 lindje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë më tepër rreth gjithë kësaj, por pikë së pari le të nisim nga aty ku morëm edhe shkak për të shkruar diçka më shumë.

Nisur nga Eno Popi: Ç’duhet të dini për depresionin pas

Së fundmi, në një intervistë për “Revista Who” Eno Popi foli hapur rreth sfidave të prindërimit. Fillimisht, moderatori u shpreh se:

"Është e pashmangshme që jeta të mos marrë tjetër rrjedhë. Ritualet e një fëmije në vitin e parë, kërkojnë kujdes maksimal dhe frikërat personale, a po vepron drejt apo jo, janë gjithmonë aty. Për mua, që nga ai çast jeta është bërë më e komplikuar, por me plot dashuri. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje- ngritje të forta, deri ekzistenciale. A jam një baba që po bëj gjithçka mirë? Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë. Mëngjeset tona janë më të qeta, darkat më të kufizuara dhe nata na kthen në roje te koka e vajzës."

Pasi pranoi se PO, jeta i ka ndryshuar, Popi rrëfeu se si ishte përshtatja fillestare me praninë e Livit në shtëpi dhe në jetën e tij.

"Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa trauma të vogla. Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re. Unë nuk jam as i pari dhe as i fundit, proces që besoj se e kalojnë pak a shumë të gjithë."

Le të qëndrojmë pak këtu. Përgjithësisht depresioni pas lindjes është parë si një gjendje e cila ndodh vetëm te nënat, nisur nga fakti që janë pikërisht këto të fundit ato që sjellin të porsalindurit në jetë dhe kujdesen më së shumti me ushqyerjen dhe vënien në gjumë. Në fakt shkenca e njeh këtë depresion specifik edhe në botën e burrave. Sipas statistikave, ky çrregullim, nëse mund ta quajmë kështu, prek 1%- 26% të baballarëve të rinj.

Nisur nga Eno Popi: Ç’duhet të dini për depresionin pas

Kështu, të dy partnerët, si nëna edhe babai ndjejnë luhatje humori, mungesë energjie, ankth, përjetojnë të qara, nervozizëm dhe shpesh ndjesi negative ndaj foshnjës. Kështu prindi zhytet në mendime të errëta dhe e ka të vështirë të përballet me realitetin dhe jetën e re. Përgjithësisht kjo situatë zgjat 1 javë deri në 1 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës. Të bëhesh me fëmijë sjell ndryshime rrënjësore në stilin e jetesës, edhe nëse lindjen nuk e ke bërë ti. Tek gratë, nivelet e luhatshme hormonale dhe ndryshimet neurokimike që ndodhin në tru ndikojnë në një masë të madhe. Por në fakt, një studim i “American Journal of Human Biology” (Revista Amerikane e Biologjisë së Njeriut) ka treguar se edhe burrat përjetojnë çrregullime hormonale pas lindjes së një fëmije. Ulja e nivelit të testosteronit mund të shtojë rrezikun e depresionit dhe ankthit.

Shtoji kësaj pasoja të tjera si stresi kronik, ushqyerja e parregullt dhe mungesa e gjumit, edhe ata i kanë të gjitha gjasat të kalojnë një episod depresioni, që në pakujdesi mund edhe të shndërrohet në depresion kronik.

Por nuk janë vetëm ndryshimet hormonale ato që luajnë rol tek depresioni pas lindjes i burrave. Një prej faktorëve është edhe ndjesia e shkëputjes nga nëna dhe fëmija, pasi në shumë raste babai lihet jashtë proceseve kryesore të rritjes së bebes. Është tejet e rëndësishme që babait t’i jepet mundësia të krijojë lidhje me fëmijën dhe të ndihet i dobishëm në përkujdesjen për të.

Mbi të gjitha, presioni i kulturës karshi prindit mund ta bëjë këdo të ndihet i paaftë. Pritshmëritë e larta ndaj mamasë dhe babait, që të kujdesen për fëmijën në një mënyrë të caktuar, janë zakonisht shumë larg realitetit të një jete pa gjumë, me kequshqyerje dhe hutim, ku prindërit e kanë tepër të vështirë të bëjnë çdo gjë në përsosmëri, me gjithë ngarkesën që vjen befas në jetën e tyre.

~Si mund ta tejkaloni të gjithën këtë?~

Përpiquni të hani mirë, të qëndroni me njerëzit tuaj më të afërm, të flisni me partnerin apo miqtë për mënyrën se si ndiheni dhe nëse situata po ju del jashtë kontrollit mos nguroni të kërkoni një ndihmë të specializur.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Started by Eno Popi: What to know about depression after childbirth, men

Although not commonly known, an internationally recognized Postpartum depression (PPD), referred to as postpartum depression, is a rare condition. On the contrary!

It is the PPD that is the main reason for killing babies under the age of 1, occurring in 8 out of 100,000 births in the United States.

In this article we will show you more about all this, but first let's start from where we got a reason to write something more.

Nisur nga Eno Popi: Ç’duhet të dini për depresionin pas

Finally, in an interview for "Who Magazine" Eno Popi spoke openly about parenting challenges. Initially, the moderator stated that:

"It is inevitable that life does not take another course. The rituals of a child in the first year, require utmost care and personal fears, whether it is acting right or not, are always there. For me, ever since life has become more I'm a dad I'm doing everything good I've got a day since insomnia, the world seems to turn me back but everything is undone from laughter, hugging, stinging or the first steps. Our mornings are quieter, the darkest of the nightmares and the night brings us back to the head of the girl's head. "

After acknowledging that YES, life has changed, Popi confessed that it was the initial adaptation to the presence of Liv at home and in his life.

"I did not know if there was a post depression in my fathers, but the radical change in the daily life has affected me a little, but I try to be systematic in nature and abandoning routines, meetings and the time spent with people outside the home initially caused me nervousness, but at the same time, the desire to return home and to spend more time in the new life increased in parallel. I am neither the first nor the last, a process that I believe is almost all of them. "

Let's just stay here. Generally postnatal depression is seen as a condition that occurs only to mothers, given that these are the latter ones that bring newborns to life and care for the most with feeding and sleep. In fact, science recognizes this specific depression in the world of men as well. According to statistics, this disorder, if so called, affects 1% - 26% of young fathers.

Nisur nga Eno Popi: Ç’duhet të dini për depresionin pas

Thus, both partners, both mother and father feel fluctuating humor, lack of energy, anxiety, experiencing weeping, nervousness, and often negative feelings about the baby. Thus the parent plunges into dark thoughts and finds it difficult to face reality and new life.

Generally, this situation lasts 1 week to 1 month after the baby's arrival.

~ How can you overcome this all?

Try to eat well, stay with your closest people, talk to your partner or friends about how you feel and if the situation is out of control, do not hesitate to seek special help.