Jo pa qëllim përmendëm Romën që në titull, duke qenë se është vendi i parë që na vjen ndërmend kur mendojmë për Italinë. Sigurisht, si një prej kryeqyteteve më të bukura të botës ka gjithë meritat për këtë, por Italia ka shumë thesare për të zbuluar përveç vendeve tipike si Venecia, Milano a Firence.
1.Matera
Këtë vit, Matera mori titullin “Kryeqyteti europian i kulturës” përveç Plovdiv në Bullgari. Gjithashtu ky vend renditej si një prej qyteteve që duhet vizituar patjetër në 2019-ën.
2. Ischia
Ishulli vullkanik në gji të Napolit është një prej vendeve MUST për pushimet e këtij viti. Plazhet fantastike tërheqin çdo vit turistë nga e gjithë bota. Përveç detit, çfarë e bën të mos ngjajë me asgjë tjetër është pamja nga mali Epomeo!
3. Piedmont
Në kufi me Francën dhe Zvicrën ky vend është i mbushur me resorte të mrekullueshme skish dhe Alpesh.
4. Puglia
Perla e ushqimeve italiane! Përpos kësaj, Puglia ofron plazhe të mrekullueshme sikurse edhe qytetin në stilin Barok të Lecce-s që tërheq çdo vit një numër të madh turistësh nga e gjithë bota.
5.Emilia-Romagna
Një tjetër parajsë gastronomie për këdo që dashuron kuzhinën italiane. Nëse shkoni aty mos u ktheni pa provuar proshutën e Parmës dhe tagliatelle-et bolonjeze.
6. Palermo
Kryeqyteti i Siçilisë është i mbushur me turistë në çdo stinë të vitit.Nëse doni një vend të paparë për fotot Instagram-i aty, shkoni në malin Pellegrino! Pamja s’krahasohet me asgjë tjetër!