KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

Pse njerëzit s’i durojnë dot Binjakët

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2019

Gjithë hamendësimet tuaja për Binjakët janë të vërteta. Një shenjë dyfytyrëshe (s’është habi duke pasur parasysh se quhen Binjakët) që ju bën për vete me karizmën e pashoqe.

Binjakët besojnë gjithçka që dëgjojnë dhe ky informacion i ri ndikon në mënyrën si i shohin gjërat – pra, një ditë janë miku juaj më i mirë, tjetrën armiku i përbetuar.

Meqë Binjakët janë shumë të zotët në krijimin e miqve të rinj, e mira e të mirave do të ishte të mos dinin asnjë informacion komprementues për ju. Mëria më e vogël mund t’ju kthejë në armik të popullit në sytë e të gjithëve, thjesht sepse Binjakët kanë shumë njohje dhe mund t’ju prishin punë lehtësisht.

Gjithashtu, Binjakët nuk pushojnë së foluri, kanë personalitete të zjarrta dhe i bëjnë njerëzit të provojnë gjëra me të cilat ndoshta nuk ndihen rehat. Binjakët reagojnë menjëherë ashtu si ndihen. Nuk dinë të shtiren apo të kamuflojnë ndjenjat.

 

MOS I HUMBISNI