
Në këto dy vitet e fundit, interneti ka bërë të pamundurën për të zbuluar si përfundon “Game of Thrones” (lexo: aspak siç mendonim). Megjithatë duket se dy vite më parë, Sophie Turner a.k.a Sansa Stark na tha një spoiler të madh. Shënim: Ky artikull NUK është për ata që nuk e kanë parë ende serinë e fundit të “Game of Thrones” sepse përmban SPOILERS!

Në përfundim të xhirimeve qershorin e kaluar, Sophie realizoi tatuazhin e mëposhtëm: një ujk (simboli i familjes Stark) bashkëngjitur me frazën “tufa mbijeton”.

Kujtesë! Në sezonin e parë, Ned Stark i tha Arya-s : “Më lejo të të tregoj diçka për ujqërit. Kur bie borë dhe fryjnë erërat e furishme, ujku i vetëm vdes, por tufa mbijeton.” Të njëjtën fjali Sansa e përsëriti edhe në sezonin e shtatë.
Kur Sophie publikoi tatuazhin, të shumtë qenë njerëzit që e kritikuan se po zbulonte detaje të serialit, por aktorja e mohoi një gjë të tillë. Sipas saj, ishte thjesht një shprehje. Por ja që jo.
Siç mund ta dini, Arya – Bran – Sansa – Jon Snow ishin “tufa” e familjes Stark që mbijetuan deri në fund. Skena finale e “Game of Thrones” u mbyll me Arya-n që hipën në një anije, Sansa që drejton Winterfell dhe Jon që shkon përtej murit, së bashku me Tormund-in dhe Ghost-in.
