Këto muajt e fundit, aktorja 23- vjeçare Sophie Turner ka folur vazhdimisht në shtyp përsa i përket përballjes së saj me depresionin dhe çregullimet në të ushqyer.
Së fundmi, në një intervistë për “Sunday Times”, artistja, e cila luan rolin e Sansa Stark- ut në serialin e fasmhëm “Game of Thrones” ka rrëfyer se situata u përkeqësua dhe shkoi në atë pikë ku nga rënia në peshë dhe stresi, periodatt i ndaluan së ardhuri.
Turner u shpreh se fatmirësisht në jetën e saj u shfaq (tashmë bashkëshorti) Joe Jonas, në një kohë ku e reja po luftonte me shqetësimet mendore dhe imazhin perfekt trupor. Sophie e takoi Jonas- in kur ishte 20- vjeçe, “në një fazë që s’ndihej aspak mirë mendërisht”.
“Ai ishte i tipit: Nuk mund të jem me ty derisa ti të duash veten. Mendoj se më shpëtoi jetën.”
Turner ishte vetëm 13 vjeçe kur nisi të punonte për projektin kinematografik “Game of Thrones” dhe vetëm 15 kur seriali debutoi për herë të parë në 2011- n. Aktorja tha për “Sunday Times” se do të dëshironte të mos ishte shfaqur në publik gjatë adoleshencës.
Në prill, në një intervistë podcast në Dr. Phil me Phil McGraw tregoi se asokohe, komentet e shumta negative në rrjetet sociale ndikuan në shëndetin e saj menduar duke pasuar 5-6 vite luftë të përditshme me depresionin.
"Ishte e çuditshme. Nuk isha shumë në depresion, por nisa të mendoj vetëvrasjen. Nuk e di pse. Ndoshta mund të ketë ardhur si rrjedhojë e një magjepsjeje të çuditshme që kisha, por po, mendova për vetëvrasjen.”
Gjatë këtyre viteve, Turner pati një problem shumë të madh me imazhin e trupit të saj. Aktorja tha për “Sunday Times” se ndihej “dëshpërimisht e palumtur” dhe në moshën 19- vjeçare peridot nuk i erdhën për një vit rresht, kohë kur kërkoi ndihmën e një terapisti.
“Njerëzit thoshin: Uaa, Sansa ka shtuar 4 kg, Sansa ka hequr 4 kg [Sansa Stark, roli i saj në GOT]. Merrja shumë komente për peshën dhe aknet, megjithëse isha adoleshente dhe ishte normale. Sikur të mos mjaftonte, merrja dhe shumë komente se nuk isha një aktore e mirë. Thjesht i besoja të gjitha. I thoja vetes se isha mbipeshë, se kisha akne dhe nuk dija të aktroja. I kërkoja kostumografëve të më shtrëngonin sa më shumë korsenë pasi kisha tepër probleme me vetëbesimin.” tha 23- vjeçarja për show- n televiziv “DR. Phil”.