Pyetje aspak rastësore: A do të lidheshe me ish-partnerin/en e shokut ose shoqes? A do të inatoseshe nëse një prej miqve të tu lidhet me ish-in? Të shohim çfarë thonë studimet.
Sipas një sondazhi të aplikacionit për njohje Plenty of Fish, 1/3 e personave beqarë kanë pohuar se i kanë dhënë fund shoqërisë me dikë pasi ai/ajo u lidh me ish-in e tyre. Në lidhje me “rregullat” për raportet me ish-in e shokut/shoqes, 77% u shprehën se tregohen korrektë, 18% pohuan se ~ndonjëherë~ i ndjekin rregullat, ndërsa 5% theksuan se nuk ka rregulla në të tilla raporte. Sipas këtyre të fundit, nëse marrëdhënia mes shokut/shoqes dhe partneres/it përfundon, atëherë nuk ka pse të ketë hatërmbetje.