KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

6 njerëz që u martuan me gjëra të ÇUDITSHME!

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2019

Kush tha qe bashkëshorti/ja juaj duhet të jetë medoemos një qenie humane. Pse jo një shkëmb apo kukull? Më poshtë do të dëgjoni 6 histori të pazakonta.

~Aaron Chervenak u martua me smartphone- in e tij~

Në kohërat moderne që jetojmë, shpeshherë shprehemi se jemi në një marrëdhënie të ngushtë me teknologjinë. Por dikush vendosi ta bënte zyrtare të gjithën këtë duke lidhur kurorë me celularin e tij. 

“Ne lidhemi me celularët tanë në shumë nivele emocionale.” u shpreh i riu.

Sigurisht kërkesa e tij nuk u njoh, por ama pati një ceremoni!

~Akihiko Kondo me një hologram~

Duket se e ardhmja ka mbërritur! Një burrë nga Japonia ka vendosur të jetojë si në një film fantastiko-shkencor ku heroi zgjohet çdo ditë nga një grua virtuale që i kujton atij se ç’ka lënë pa bërë dhe se si duhet të veprojë. Dasma u mbajt në nëntor të 2018- s, sigursht që nuk u njoh ligjërisht dhe asokohe nxiti debate të shumta.

~Tracey Emin me një shkëmb~

Artistja britanike e kreu ceremoninë në fjalë në kopshtin e shtëpisë së saj, në Francë. E njohur për artin dhe idetë e saj interesante, Emin vlerëson në një marrëdhënie jo vetëm aspektin fizik por edhe lidhjen emocionale.

~Kevin Nadal me veten~

Nadal është shkrimtar, aktivist dhhe profesor i psikologjisë që një ditë të bukur vendosi të martohej me askënd tjetër, veçse veten. Filozofia e tij është tepër e guximshme:

“Kam qenë i pranishëm në dasma të shumta dhe kam blerë pafund dhurata për çiftet e porsamartuara. Mos më keqkuptoni, jam i lumtur për diçka të tillë. Por fillova të mendoj: përse gjithmonë festojmë dhe i gëzohemi jetës si të martuar kur mund të festojmë edhe për beqarinë?”

~Erika Eiffel u martua me kullën Eiffel~

Erika njihet gjerësisht për dashurinë e pamatë ndaj objekteve. Në 2004- n, kur e ndeshi për herë të parë, gruaja ndjeu një tërheqje të pazakontë ndaj kullës Eiffel. Më pas, në prill të 2009- s, në përvjetorin e dytë të martesës së saj me kullën, Eiffel u shpreh se objektet e dashurisë e fuqizonin tejmase. Më pas Erika kaloi në një marrëdhënie me Lance- n, harkun e saj, i cili e ndihmoi të shndërrohej në një harkëtare të klasit botësor.

~Davecat u martua me një kukull~

Davecat dhe gruaja e tij, Sidore Kuroneko u njohën në një club në vitin 2000. Ligjërisht nuk rezultojnë të martuar, por kjo nuk e ndalon dot lumturinë e tyre.

 

 

MOS I HUMBISNI