Instagramming

Si duket në të vërtetë një vajzë në Instagram, na e tregon Bebe Rexha!

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2019

Si duket në të vërtetë një vajzë në

Bebe Rexha nuk heq dorë nga lufta e saj kundër paragjykimeve të trupit. Pak orë më parë, këngëtarja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto me bikini, shkrepur nga pushimet e saj në San Juan, Porto Rico.

Si duket në të vërtetë një vajzë në

Përpos faktit që ishte një foto normale pushimesh, mesazhi që përcolli duket se ka ndikuar tek 8 milion ndjekësit e saj dhe më gjerë.

Si duket në të vërtetë një vajzë në

“Me siguri duhet ta kisha fotoshop-uar barkun dhe ta bëja të dukej i sheshtë. Gjithashtu duhet të rregulloja këmbët me fotoshop për t’i bërë të dukeshin më të holla. Duhet t’i zgjasja dhe të rregulloja lëkurën. Por s’e bëra. Ja si duket vërtetë një vajzë në Instagram pa fotoshop!”- shkruan Bebe në përshkrimin e fotos.

Kaq u desh për të rrëmbyer gjithë dashurinë e ndjekësve, të cilët e kanë duartrokitur për guximin dhe mesazhet që jep për të tilla çështje, që në epokën e Instagram-it janë kthyer në probleme të vërteta për qindra vajza të reja.

Si duket në të vërtetë një vajzë në

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me origjinë shqiptare zgjedh të jetë e vërtetë me veten dhe ta ndajë këtë me të tjerët. Më herët ajo tregoi se ka frikë të bëjë ndërhyrje në të pasmet dhe s’e nuk do ta prishë hundën e saj!