Si çdo vit rreth kësaj date, nesër (18 maj) do të mbahet Parada e Krenarisë, një marshim simbolik që synon ndërgjegjësimin e njerëzve mbi të drejtat që kanë dhe që duhet të kenë anëtarët e komunitetit LGBTQ.
Historia Ime, një prej faqeve më aktive, shkruan se “nesër në Tirana Pride marshojmë për dashurinë, për njëri-tjetrin dhe për të drejtën e panegociueshme për ta jetuar jetën të lirë dhe pa paragjykime. Merr me vete një buzëqeshje dhe shoqen/shokun e zemrës.”
Vitet e fundit, në vend është vënë re një stanjacion e deri diku një përkeqësim i respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTQ. Media vijon të ketë tendencë të përforcojë stereotipe që ushqejnë urrejtje ndaj këtij komuniteti dhe realitetit me të cilën përballen.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i dedikoi një postim në Twitter ditës së sotme, që është Dita Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë. Mbi logon e qytetit, ngjyrosur tashmë si ylber, Veliaj shkruan: “Në Tiranë, je i lirë të duash kë të duash, të jesh kush do që të jesh. Lyem logon e qytetit për të përshëndetur komunitetin LGBTQ në këtë ditë të veçantë kundër homofobisë dhe transfobisë.”
In Tirana, you are free to love whom you want and be whomever you choose to be. We colored our city logo to salute the capital's #LGBTQ community on this special day against homophobia & transphobia! #IDAHOT pic.twitter.com/OtRpKQzdzO
— Erion Veliaj (@erionveliaj) May 17, 2019
Parada nis nesër në orën 12:00, te Parku Rinia.