KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Jonida Maliqi ndez skenën e Eurovizionit!

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2019

Është mbajtur sot nata e dytë e Festivalit Evropian të Këngës, në Tel Aviv, Izrael. Vendi ynë, përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” performoi e 14-ta në skenën e madhe të Eurovizionit.

Gjithë elementët e ndërthurur në harmoni me njëri-tjetrin bënë që performanca e "Ktheju Tokës" të ishte "e zjarrtë" në çdo kuptim.

Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të zi të kombinuar me motive të florinjta të filigranit.

Fustani, i realizuar nga Ardi Asllani ishte perceptuar që përveçse t'i përshtatej mesazhit të këngës dhe stilit të Jonidës, "fliste" për trashëgiminë e lashtë të shqiptarëve.

"Bashkë me autorët e këngës vendosëm ta theksonim “etnikën” që ka kënga. Kjo për faktin sepse kënga ka gjithçka shqiptare brenda që nga “majë krahu” i veriut, deri te iso-polifonia e jugut dhe duke e veshur si imazh me diçka autentike, gati epike!"- është shpreh Asllani gjatë një interviste të pak ditëve më parë.

Përsa i përket interpretimit, u duk se gjithçka shkoi mirë, gjë të cilën e konfirmuan edhe duartrokitjet e publikut. 

Për të votuar këngën konkurruese mjafton të kujtoni numrin #14-të!

MOS I HUMBISNI