
Letra 1
Nuk pendohem per asgje ne jete vetem qe u martova 17 vjece dhe lash pas te gjitha endrrat e mia nuk ia fal asnjeher vetes !! Sot jam e ndare dhe me nje femije .Jam shume e lumtur qe kam nje femije por jeta ime mu shkaterrua . Kjo fatkeqesi ndikon ne te ardhmen tende dhe per kete arsyen nuk krijon nje te ardhme ashtu sic e do ti ! Sa keq ndihem kur femija ime me kerkon sh gjera qe une nuk mund tia plotesoj dot nga pa mundesia financiare . Me dhemb shpirti kur me thote "o ma dua kte gje " ! Dua dhe une nje moter .Me mire te me copetojne mishin se sa ta degjoj keshtu . Ky ishte gabimi im me i madh , qe u martova pa dashuri dhe femije . Sot jam 25 vjece e lumtur qe kam femijen tim prane por e shkaterruar qe nuk kam nje familje te bukur sic e doja une.anonimTop of Form
Letra 2
prsh anabel , jam 26 vjece kam nji familje te mrekullushme burrin dhe dy goca te bukura ,un dhe burri punojm por jo te njejtin profesion dhe jam shum mire gjithcka desha te bej e kam bere shkollen te jetoja jasht ne vendin qe du dhe se fundmi doja te kthehesha te punoja ne vendin tim ,dhe per kete jam e lumtur E vetmja gje qe jam penduar dhe nuk e kthej dot mbrapsh esht se jam martuar jo me djalun qe dashuroja por me nje tjeter nisa flirtin per te harru ish te dashruri dhe perfunduam bashk ,sot jemi te lumtur por zemren e kam bosh esht boshlliku qe me la ai dikur ,por sot esht kthyer ne jeten time ben cmenduri mas meje ,kerkon te jemi bashk prap ,la punen ne qytetin e tij dhe erdhi ne qytetin tim vec te jet afer meje ,nuk me len te qet ne oun ,vazhdimisht kerkon ti kthehemi dashuri vjeter dhe te behem e tij qofte dhe per nje nate ,qan kur me thot kto fjal me akuzon se nuk e desha kurr se u martova me vrap ,dhe thot se ai per mua do jet i lire gjith jetes zdo martohet kurre ,me ka corientuar komplet me besoni ,u e adhuroj familjen time ,por dhe ate se kam shkulur nga zemra e dua edhe pse asnjihwr nuk ja shpreh ,i them te kam harruar nuk ndjej per ty ,,jam penduar shum anabel lendova ate veten time ,dhe kam frik se do lendoj dhe familjen burrin ,anonim te lutem
Letra 3
Nuk pendohem per asgje ne jete pervec... Dedikuar ish "dashurise sime te pare" Nuk e di nese duhet te quaj dashuria apo neveria e pare! Kane kaluar shume vite,po un perseri kur te kujtoj,ndjej neveri.Sot jam 25 vjece dhe ne njefare menyre,ndjehem e kenaqur per ato qe kam arritur ne jete qekur u ndava nga ty! Aty pas hekurave te qelise,do doja te ishe duke i lexuar keto rrjeshta,je e vetmja gje per te cilen sdo me mjaftojne vitet e jetes per tu penduar per gjithe dashurine,dhe vitete qe te dedikova. Fale teje gjithe qyteti e fshati bashke filluan te gumezhinin per mua,me bere te pamoralshme,nderkohe qe kishe qene dashuria pare,the per mua qe dilja naten nga shtepia,nderkohe qe cdo nate te jepna puthjen e nates mire nga telefoni the per mua qe merrja leke ne shtepi,nderkohe qe une me 1 mije leke shtyja diten,the per mua qe e kam shkuar njekohesisht me dy meshkuj nderkohe qe i vetmi mashkull qe un kisha provuar ishe ti,nuk e di cfare kenaqesie kishe tme njollosje imazhin ne nje qytet aq te vogel si ai joni,perfitove sepse perballe teje ishte nje 18 vjecare akoma e papjekur mire dhe pa ekseperience,nuk e di cfare te shtyu te hedhesh balte mbi mua,por te them dhe FALEMINDERIT sepse fale teje mesova te ruhem nga meshkujt plera dhe te pacipe,kam marre vesh qe ke marre vesh qe te kan denuar 13 vjet mu be zemra mal,nuk do ta fal asnjehere,sepse nga llafet e njerezve qe kishe perhapur ti dhe ato shoket e tu desh tentova vetvrasjen.Uroj te kalbesh pas hekurave,ste kisha gje borxh,e vetma gje qe pendohem ne jeten time je ti,shpresoj te perballem pas shum vitesh me ty dhe te peshtyj ne surrat ta kuptosh ca plehre je.
Letra 4
ju lutem postojeni kete rrefim...sepse thjesht kam nevoj te shprehem edhe pse anonim...E dini çdo te thote te vdesesh????Te vdesesh nuk do te thote te largohesh nga kjo bote,te vdesesh do te thote te shikosh jeten tende te mar fund cdo sekond...te vdesesh do te thote te qash çdo dite ne dhomen tende pa pranin e askujt edhe pse je e martuar...e dashuruar...por qe ai qe ti lidhe jeten nuk te puth kurre...nuk luan me ty...thjesht kryen mardhenie seksuale edhe thot qe pa ty nuk jeton dot...te vdesesh do te thote te shikosh martesen te kthehet ne miqesi e dhembshuri cdo dite...sepse nuk mund te largohesh nga kjo martese pasi ai qe ti je martuar thot qe nuk jeton dot pa ty...te vdesesh do te thot qe durosh ofendimet,mallkimet e familjes se burrit cdo dite,ironin,sharjet,debimet nga shtepia...e perse te gjitha keto...per asgje,sepse nuk te duan neper kemb,sikur u ke zen shtepin,te jesh kaq e re e te mbyllesh jeten mes 4 mureve e te mos besh ze...te mos largohesh per hir te familjes sepse nuk do qe tua ulesh koken pasi tek ne nderi eshte mbi gjithçka,te vdesesh teksa shtrihesh per te fjetur edhe thua o zot po neser çfare tmerri do perjetoj...o zot te lutem neser mos me zgjo...te besh çdo hap duke menduar si te vdes...si te largohem nga kjo bote pa lenduar askend..te vdesesh kur shikon qe çdo dite po semuresh nga stresi...semundje te ndryshme teksa kaplojn trupin tend vetem nga stresi,merzia....te vdesesh duke urryer frymen qe te mban ne jete...duke urryer cdo gje rreth teje...e di shume persona vuajn nga shume gjera por une nuk jam e forte...jam aq e dobet ndaj te keqijave saqe edhe kur degjoj te bertasin nga lumturia une tmerrohem,edhe kjo vetem per faktin sepse kam vuajtur shume ketu ku jam martuar...te qash e te kuptosh qe psikologjia jote po rrenohet dita dites saqe betohem çdo sekond mendoj te vras veten...mund te beni shaka...mund te thoni çte doni...kjo nuk eshte trillim...kjo eshte jeta ime aq e varfer shpirterisht...e martuar edhe pa nje burre qe te puth...pa nje burre qe te deshiron...e martuar por e ndjen veten sikur je martuar vetem per te sherbyer edhe per asgje tjeter...sa do doja te largohesha nga gjithçka pa pyetur askend...edhe sikur tme urrejn te gjithe,veç ta dija qe te pakten 1 dite do jetoja e lumtur vertete...po mar fund çdo dite e me teper...e kur i thua dikujt te thot nuk ke çfare te besh...keshtu eshte martesa...PO JETA ?ME DER? KUR DO VAZHDOJ KESHTU...APO ME DUHET TE JETOJ KESHTU PER H?R TE NJEREZVE
Letra 5
Mbrema anabel.. Hmmmm jam penduar dhe nuk jam penduar..kam kaq shum dilema ne koken time. Nuk jam penduar per asgje ne kete jete..nuk jam penduar se kam lindur femer,nuk jam penduar se kam bere mekate dhe do vazhdoj te bej pooor jam penduar per dicka,jam penduar per njeriun qe kam perkrah..jam penduar qe kam bere ate zgjedhje..ndoshta ndoshta ai duhet te kishte nje goc tjeter perkrah nje goce me te urte..une jam nje femer me karakter te fort..jam dhe egoiste dhe mendjemadhe..jam ajo qe nuk e derdh lehte piken e lotit..do kisha preferuar te kisha ne krah nje mashkull qe tme bente Zap.. kur i themi.Qe te dinte cfare donte nga kjo jete jo dike qe humbet duke par Tv, sjam penduar as qe e kam tradhtuar ne funde te fundit une jam nga ato qe kur dua dicka shkoj e mare. E di e di ndoshta do shkoj ne ferr..por dhe nese shkoj di qe do vesh nje fustan te kuq sa dhe engjejt qe do jen ne parajse ..do vin pas meje ne Ferr.. Anonim nese publikon..
Letra 6
Anabel pershendetje . Ju kam derguar nje histori timen dhe para ca kohesh por nuk e keni postuar . Shpresoj ta publikoni kete . Jam nje vajze 18 vjece e cila normalisht si cdo vajz tjeter kam pasur nji lidhje ne adoleshence . Ishte nje lidhje e bukur ku duheshim po qe fatkeqesisht nuk vazhdon me per shkak te shum arsyeve . Nuk jam penduar qe jam lidhur ama qe kam kryer marredhenje seksuale qe ne moshen 17 vjecare . Ndonese shum nga ju anabelista do ta paragjykoni ky fenomen est perhapur shum ne ditet e sotme ne shqiperi. Te mos dalim nga tema , jithcka ndodhi nga dashuria e madhe. Ai ishte nje person i mrekullueshem i cili me donte teper edhe pse e ksihim te pamundur te vazhdonim . JAM PENDUAR Anabel ! Me sakt ne pjesen me te madhe te kohes ndihem konfuze .nuk di cfar te mendoj . Kam frike se do ndikoje keq ne te ardhmen time . Shum gjera me vijn ne mend . E di qe do kem shum paragjykime por ju lutem dua nji mendim tuajin se cfare problemesh mund te me sjelli qe te qetesom disi ose te jem me e qart . Vij nga nje familje e mire dhe studjoj shume ama jam teper e friksuar per veten dhe te ardhmen time .
Letra 7
Mirmbrema ANABEL ! I vetmi pendim dhe ne te njejten koh mund ta quaj neveri ka qen koha kur kam ber nje fejes pa dashuri per hir te familjes dhe ne zemer kisha personin qe dashuroja me shpirt...Me fejuan me nje person te poshter nje njeri qe e urrej dhe qe lutem Zotit te degjoj per vdekjen e tij ndo1 dit , dhe tani qe po e shkruaj kte histori ndjej neveri e urrej shum urrej dhe veten time qe vendosa per hir te familjes duke shkaterruar jeten time sepse personi qe une dashuroja kishte ikur larg prej meje nuk kisha askend qe te me dilte krah...Nderkoh diten qe u fejova lotet e mi nuk pushonin,vecse kesaj nuk e dija qe ai ishte nje plehr nje i pacip Mjaftoi qe u gjenda vetem me te dhe direkt foli hapur ai ishte nje person shum i varfer dhe duke par femra rruges me thoshte un do te nxjer ne rrug ktu nuk te njeh njeri ose ndryshe do te shkaterroj jeten ne cdo lloj menyre O Zot si te shpetoja nga ai djall me qelloi disa her Fal Zotit mora nje te afermin tim qe ndodhej ne ate qytet dhe qe me shpetoi nga gjith ai makth Lutem Zotit aq lot qe kam derdhur une nga ajo frik aq dhimbje perjetoft nga Zoti ai njeri ... Ishte nje familje pa karakter pa dinjitet pa buk por qe mendonin duke nxjer tjetren ne rrug do siguronin jeten ...Mallkuar qofshin Nuk ja fal kurr vetes qe pranova dhe pse sot jam teper e lumtur me personin qe kam dashuruar qe ne fillim me fali gjithcka harruam te kaluaren dhe jemi te fejuar. E dua dhe me do sepse Zoti ben mbrekulli Faleminderit komentuesave qoft komente pozitive apo negative nuk ka asgje per te paragjykuar , gjykimi i takon Zotit per ate njeri negativ Anonim Anabel te lutemmm
Letra 8
Jam penduar qe jam bere baba! Nuk pendohem per asgje ne jete, as per aventurat me femrat, as per parate qe kam prishur pa kuptim, as per sakrificat qe kam bere, por pendohem qe u bera baba. Me gjykoni, thoni c'te doni por ja qe jo te gjithe qenkemi te prere per te bere te njejten jete. Mos me keqkuptoni, e dua femijen tim por ky eshte provblemi. Ngaqe e dua jam i ngecur ne kete situata, duhet te punoj per famljen, te zgjohem, ha, pi, fle me orare te caktuara, te bej te njejtat veprime rutine. Por une nuk jam kshu, un kam lindur per aventura, per qejf, per njw jete ineresante. Me mer mallu per veten time dhe jeten qe beja e dua te bej por jam i detyruar te ndryshoj e te pershtatem kesaj jete ndryshe. Mos beni si te shtangur nga sinqeriteti im. Mund te kete shume njerez qe sguxojne ta pranojne te verteten. Une kshu jam. Kshu ndjehem. Anonim dhe flm Anabel. Dhe po se postove ndjehem me mire qe e thashe diku.
Letra 9
Mrb Anabel! Nuk pendohem per asgje e jete...vetem qe tradhetova nusen. Ajo ishte shtatzane kur une njoha dike tjeter ne fb. Ajo ishte e martuar por ishtw shume provokuese.ndodhi vetem 1 takim mes nesh as gjysem ore.i vajta me makine jashte shpis se saj se ma kerkoi vete. Aq shum pendohem sa do beja cdo gje te kthehesha pas. Shkova me te por spati as kuptim as renci. Kur gruaja mori vesg cdk gje nga nji bisede ne fb,ajo piu ilace per te vdekur por vetem sa humbi bebin tone. E kam bebin tone ne ndetgjegje po as lumturi familjare skemi me se nusja nuk e harron, e permend gjithmon ca i bera. Nuk e di si do shkoj puna..
Letra 10
U be kohe pa shkruajtur dhe meqe erdhi ceshtja te pendimi, jam penduar vetem per nje gje deri tani, qe kam lejuar nje djale te me zhvasi.. Mund te talleni tani dhe te me shani, do ua dija per nder sepse e meritoj! Isha nje budallaqe e verbuar, qe mbaja me leke nje parazit ... Ai me thoshte se kishte probleme shendetsore dhe une e besoja beja cmos ta ndihmoja .. sepse e doja... nderkohe ai me genjente dhe me ato para blinte droge , se keni idene sa shum e urrej veten dhe ndjej neveri qe u bera nje idjote pas atij. Mbase dashuria e pare dhe mungesa e eksperiences, mbase ka meshkuj te tille plehra, dhe gjeja qe me ben te ndihem me shume keq eshte se ai nuk me donte fare, nuk ndjente asge per mua isha thjesht bankomati atij.. Dhe nuk jam e pasur jo thjesht punoja lodhesha ta ndihmoja... Do ndihesha shum here me mire nqs do me donte per b... ose gjoksin, te pakten sdo ndihesha kaq keq... te te doje nje njeri per lek... tani i kuptoj si ndihen cunat e shkrete ama paska dhe cuna qe jane bere kshu pas tullacess me x6 nejse se u zgjata shume, kursejini pak ofendimet se njerez jemi naten anabel
Letra 11
Nuk pendohem por... Kam qen 3 here e fejuar, heren e pare me fejuan me zor, por pas 1muaji pasi ju luta tim ati te me ndante,me shkeputi nga fejesa me nje injorant. Mos u cudisni qe eshte e zorshme qe familja mos dij te te mbeshtese, ne fejesen e dyte me ndodhi prap e njejta gje, me ndryshimin qe e gjeta vet, por sna lan kohe te njiheshim, e na fejuan se sdonin te beheshim gazi botes. Dhe po ashtu qe familja ime qe na ndau. U fejova heren e trete me dashuri, por ndodhi qe familja e tij na ndau. Eshte permbledhje e gjitha, e po ti marr nje nga nje e ti shtjelloj ka pas shume dhimbje dhe drame perbrenda, askush ste rri afer, perkundrazi te kthejne dhe krahet, te quajne e perdale, te quajn te paafte te quajne antifamiljare! Dhe me e keqja eshte qe dhe familja jote te kthen krahet ne te tille fatkeqsi. Gjithsesi koha rregullon cdo gje. Pas 5 vjetesh vetmi gjeta serisht nje njeri per te kaluar jeten.. Dhe sigurisht sjam e sigurt nese do jetojm gjith jeten bashke, por jemi te martuar, dhe e martuar nuk kam qen asnjeher Flm nese e publikon
Letra 12
PERSH Anabel! Jam nje vajz e martuar dhe kam dy femije te mrekullueshem jam e lumtur me martesen,me nje burre te mrekullueshem qe punon dhe perkushtohet familjes,Nuk them qe cdo gje shkon vaj,perkundrazi kemi dhe ne momentet tona te debateve apo dhe ndonje shpulle e kam ngrene,Mbase e kuptoj se te gjitha hallet i kan rene atij ,,Na mban me te ngrene kujdeset per femijet per mua qe te mos na mungoje gjerat me kryesore te jetes,Dhe per kete falenderoj zotin gjithmon per kete burre.Por kam nje gje peng mos te them qe nuk ka nate mos e kujtoj ketu e 3 vjet,Prinderit e mi ishin shume ngushte,njeri nga 3 vellezerit gaboi dhe ra brenda,si bashkepuntor,por duhet te paguante nje gjobe prej 1 milion lekesh,ai me kerkoi ndihme mua,S'kisha si tja beja ,e dija qe kishim mbledh leket ose me mire burri i mblodhi leket me djers per te siguruar dicka me shume ne familje ose per ndonje hall, Une ja mora fshehurazi dhe vajta e pagova gjoben e vellait,pa e marre vesh njeri vec une e vellai e dinim kete,Ai doli nga kjo ceshtje mire,dhe me premtoi se do me ndihmonte ti vija ne vend leket.perkundrazi ai i mohoi dhe thote do them qe seshte e vertet,Kur erdhi dita dhe i kerkoi leket bera sikur ne ate shtepi kish ndodhur nje vjedhje se kisha lene deren hap per te cuar femijet ne kopesht,Te gjithe kete loje e beri vellai perfekt,Burri e besoi dhe vetem sa me mbante mua me te mire duke thene paste doren e mbare,dhe shyqyr kemi femijet mire..Une e shikoja qe i vinte shume keq se ishte djersa e tij,Por sdi si tia bej e kam peng dhe pishman te jetes qe ndihmova vellain dhe ai ma shperbleu ne kete menyre,Me vjen plasja kur me thote krahason vellain me 1 milion lek,Se sduan ta marrin vesh te familjes time qe ai ka qene 3 dite brenda,do ishte nje tmerr per prinderit e mi qe jane te dy te semure.. Ju lutem anonim..e flm