KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Harry & Meghan Speciale

Del në dritë e vërteta: Përse u ndanë Meghan Markle dhe ish- bashkëshorti?

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2019

Brenda dy vitesh, Meghan Markle u transformua nga një grua e famshme e botës së HollyWood- it, në një dukeshë dhe nënë. Nëse e gjitha kjo ishte diçka e pajetuar më parë për të, martesa jo.

Para se të kurorëzonte dashurinë me princin Harry, më 10 shtator 2011 Markle u martua me producentin e  filmave, Trevor Engelson, në Xhamajkë. Asokohe ceremonia zgjati katër ditë dhe nisur nga fotot e publikuara, pati lojra buzë detit dhe shumë festime. Po kështu edhe 100 të ftuar të cilët dëfryen për katër ditë me birrë dhe rum në plazhet e bardha

Sot, vite më vonë mësohet edhe arsyeja se përse dyshja i dha fund.

Çifti u nda 2 vite më vonë për t’u divorcuar përfundimisht në gusht të 2013- s. Arsyeja?

"Dallime të papajtueshme" mes tyre!

Në dokumentarin e “Channel 5”, “Meghan Markle: Movies, Marriage & Motherhood” ("Meghan Markle: Filmat, Martesa & Mëmësi"), reporteri mbretëror Ashley Pierson shprehet se “Markle dhe Engelson qëndruan bashkë për 7 vite dhe të martuar vetëm për dy”.

“Problemi me martesën e tyre ishte distanca. Sapo u martuan, Meghan nisi përfshirjen në serialin “Suits” dhe teksa ajo gjendej në Toronto, ai jetonte në Los Angeles. Marrëdhënie thjesht nuk zgjati.”

Teksa Meghan dhe i shoqi, princi Harry janë prindër të një djali, Archie Harrison, Trevor u rimartua me të njëjtën grua të shtunën e javës që lamë pas.

Thuhet se producenti po punon për një serial televiziv ku personazhin kryesor e lë gruaja për një anëtar të familjes mbretërore britanike dhe u duhet të zgjidhin problemin e madh të kujdestarisë së fëmijës që kanë bashkë.

MOS I HUMBISNI