Kjo e mërkurë (15 maj) në “Soirée” në Top Channel ishte një puntatë speciale, pasi për herë të parë iu dedikua tërësisht të huajve që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Të ftuarit qenë të kombësive të ndryshme, përfshirë këtu vende si Japonia, Polonia, Ukraina, Letonia, Turqia, Greqia etj. Nga historitë e rrëfyera në studio, zgjodhëm një histori dashurie – atë të Anna-s, e cila braktisi Rusinë për të jetuar në Shqipëri.
View this post on Instagram
Anna tregoi se u njoh me bashkëshortin nga Mirdita gjatë pushimeve në Greqi 12 vite më parë. Pasi i kthye në Rusi, komunikuan për pak kohë nëpërmjet Facebook-ut. “Në fillim nuk më tha që ishte shqiptar. Kur folëm në telefon e kuptova,” u shpreh Anna. “Unë nuk e dija se çfarë ishin shqiptarët, çfarë ishte Shqipëria. Por sot kemi një djalë 3 vjeç.”
Lidhja e tyre vazhdoi në distancë për pak kohë, derisa më pas jetuan në Greqi. Për shkak të vështirësive, vendosën të jetojnë përfundimisht në Shqipëri. “Kam pasur shumë vështirësi me gjuhën në fillim, por familja e tij më priti shumë mirë.”
Pavarësisht faktit që Tirana nuk të ofron po aq mundësi sa Moska, mikpritja e njerëzve e ka bërë Anna-n të ndihet mirë. E pyetur nëse do të donte të largohej nga Shqipëria, ajo shtoi se “ndihet më mirë këtu se në vendlindje”.
View this post on Instagram