
Kujtdo që drejton një program televiziv me siguri që i ka rastisur të paktën një herë që një i ftuar të mos pranojë ftesën për në emision. Rudina Dembacaj nuk bën përjashtim. Në një intervistë për Revista Class, moderatorja u pyet për personazhin që nuk ka pranuar asnjëherë ftesën për të qenë pjesë "Mos i fol shoferit".
“Në fillim, para dy vitesh, ftova z.Saimir Tahiri i cili u shpreh: ‘Nuk dua të të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt’. Kam qeshur me lot!” – shprehet ajo.
Po kështu, veçoi intervistën me Gentian Zenelajn si një ndër intervistat që i ka lënë më shumë mbresa.