KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Ç'kanë shqiptarët me bebat?

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2019

Planet e shqiptarëve për të bërë fëmijë apo për të patur një familje të madhe, po zvogëlohen dita ditës. Të paktën, këtë tregojnë rezultatet e 3 muajve të parë të 2019-ës. Sipas shifrave të INSTAT, të publikuara në një artikull të Monitor, numri i lindjeve në 3 mujorin e parë të vitit ishte 5968; një rënie me 10% krahasuar me raportin e një viti më parë. 

Edhe më shqetësuese se kjo shifër është fakti se ky 3-mujor ka patur numrin më të ulët të lindjeve pas viteve '90-të.

Shkaqet?! Një "dëmtim" i tillë demografik lidhet padyshim me largimin e të rinjve, ndryshimin e stilit të jetës dhe mbi të gjitha me pesimizmin e shtuar për të ardhmen e fëmijëve në vend.

Photo Courtesy of Monitor

Qytetet në të cilat janë shënuar rëniet më të mëdha të lindjeve, kanë qenë Gjirokastra dhe Shkodra.  Kurse ato të cilët nuk janë ndalur para zmadhimit të familjes janë Dibra (me 2.97 lindje për 1000 banorë) , Korça dhe Kukësi.

Pas qytetit të Dibrës dhe Kukësit, numrin më të madh të lindjeve e mban kryeqyteti. Problematike situata duket në Vlorë. 

Prej më shumë se 2 vitesh, ky fenomen është kthyer në problematik për Shqipërinë dhe nëse vazhdojmë me ritme të tilla kriza demografike do të thellohet edhe më.

Përpos plakjes së popullsisë, vendit do t'i duhet të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

MOS I HUMBISNI