Ç’mund t’i ngrohë zemrat sot më mirë se një këngë e ëmbël aq sa edhe e trishtë dashurie. Teksa ishim përhumbur në Instagram, ndeshëm një video të pak orëve më parë nga Linda Halimi, në të cilën artistja sjell një version katërcipërisht ndryshe nga origjinali i “Call Out My Name”, kënduar prej artistit The Weeknd. Thjesht mbyllini sytë dhe lëreni veten në duart e tingujve të zërit të saj...
Kënga u publikua prillin e vitit të shkuar dhe aktualisht numëron 466,323,887 views (ora 20:23).
Që në orët e para të lançimit, fansat ishin të bindur që kënga i dedikohej drejtpërsëdrejti Selena- s. The Weeknd, teksa këndon se mjafton që "ajo" ta thërrasë dhe ai do të vrapojë drejt saj, nuk ia kursen aspak edhe ironinë. "Isha gati të hiqja një pjesë timen për të të shpëtuar jetën", shprehet ai dhe mendja u shkoi të gjithëve tek operacioni i Selena-s, ku ai ishte i gatshëm t’i dhuronte veshkën. Ju kujtojmë se dyshja i dha fund vjeshtën e 2017- s.
E meqë jemi këtu, le të shqipërojmë një copëz të këngës, që ia doli asokohe të ishte Trending në YouTube në shumë shtete të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
“Të vendosa ty në krye (në plan të parë), të vendosa ty në krye
Dhe kur kohët qenë të vrazhda, kur kohët qenë të vrazhda
U sigurova të të mbaj pranë vetes"