Një nuse amerikane pati fatin e keq të humbiste tezen pak ditë para dasmës se saj. I erdhi keq, sigurisht, por dasmën s’e anulloi. Madje, pati një ide më të... mirë?
Për të kursyer para për kishën, nusja vendosi t’i bënte të dyja në të njëjtin vend. Pra, dasma në një anë, përcjellja e tezes në anën tjetër.
“Siç e keni marrë vesh, teze Karen u nda nga jeta për shkaqe natyrore. Humbja e saj na trishtoi shumë, por ju premtojmë se s’do ta anullojmë dasmën javës që vjen. E dimë që ajo do të donte të festonim dhe të kalonim një ditë të mbushur me dashuri dhe hare,” shkruan nusja në Facebook. “Gjithashtu, dua të shtoj se funeralet po kushtojnë gjithnjë e më shumë këto ditë dhe se arkivoli i tezes do të jetë i hapur aty pranë gjatë dasmës. Jeni të lirë ta përshëndesni për herë të fundit. Kini parasysh se edhe pse humbja e një njeriu të dashur është e dhimbshme, mund të gjeni gëzim dhe hare në dasmën tonë.”
Komentuesit e shumtë vunë në dukje – edhe pse s’është nevoja, realisht – që para duhen kursyer, dhe funeralet kushtojnë shumë vërtet, por miksimi i një dasme me një funeral s’është kurrsesi ide e mirë.