Social Buzz

Pse po na pushton muzika K-Pop

Shkruar nga Anabel

13 Maj 2019

Pse po na pushton muzika K-Pop

Momentalisht, kënga që mban vendin e parë në YouTube për premierën më të klikuar është “Boy with Luv” nga grupi korean BTS në bashkëpunim me Halsey-n. Po i njëjti grup, në 2017-n, shiti 12,500 bileta për dy orë në Kili. Kur BTS shkoi në Sh.B.A. për të performuar në American Music Awards në 2017-s, Ellen Degeneres e përshkroi situatën në Los Angeles “njësoj sikur të kishin ardhur the Beatles.” Në një koncert, niveli i ulërimave nga fansat kapi 127 decibel, goxha mbi limitin ku dëmtohet dëgjimi. Albumi i fundit, i quajtur “Love Yourself: Tear” debutoi në vend të parë në US Billboard 200 duke u bërë albumi më i sukesshëm i BTS në Amerikë, albumi i parë K-pop që futet në klasifikime dhe albumi më i suksesshëm aziatik.

Pse po na pushton muzika K-Pop

Nga ana tjetër, BLACKPINK është grupi i parë me vajza që arrin sukses të madh në muzikën ndërkombëtare. Në dy vitet e fundit, ato kanë fituar më shumë se 23 çmime dhe janë nominuar afro 100 herë në çmime të rëndësishme në Korenë e Jugut. BLACKPINK ka bashkëpunuar me Dua Lipën dhe performoi në Coachella këtë vit.

Pse po na pushton muzika K-Pop

E gjithë kjo për të thënë se muzika K-Pop na ka pushtuar (muzika pop nga Koreja e Jugut) dhe jo më kot.

~ Kostumet dhe ngjyrat ~

Vite më parë, kur Amerika ishte shumë larg shkëlqimit të sotëm, Azia lulëzonte nga arti. Nuk është aspak çudi që videoklipet e grupeve/këngëtarëve të K-Pop janë kreative dhe të mirëmenduara. Përdorimi i efekteve dhe veshjeve janë në funksion të fabulës.

Pse po na pushton muzika K-Pop

~ Identiteti ~

Këngëtarët e K-Pop kanë një aftësi për t’u dalluar nga turma dhe për të krijuar një nivel të ri të vetëpërfaqësimit. Stili i tyre është unik, ekstravagant dhe lehtësisht i identifikueshëm,

~ Moda ~

Yjet e K-Pop sjellin një modë krejt tjetër me veshjet dhe stilin e tyre të jetesës; nuk janë frikë të eksperimentojnë dhe të ndryshojnë tendencat e fundit.

Pse po na pushton muzika K-Pop

~ Koreografia ~

Koreografia është një tjetër fushë ku artistët nga Koreja e Jugut dominojnë. Grupet jo vetëm këndojnë, por edhe performojnë koreografi të vështira dhe zakonisht shoqërohen nga kërcimtarë profesionistë.

Pse po na pushton muzika K-Pop

~ Stërviten ~

Ndryshe nga yjet perëndimorë që mund të bëhen të famshëm brenda një periudhe të shkurtër kohë, artistët e K-pop drejtohen nga menaxherët për vite me radhë para se të regjistrojnë këngën e tyre të parë.

~ Talente të shumta ~

Në pjesën më të madhe, artistët jo vetëm që këndojnë, por shfaqin edhe talentet e tyre në kërcim dhe aktrim.

MOS I HUMBISNI