Një histori e vjetër sa koha. Në dimër errësojmë ngjyrën e flokëve, në verë e çelim. Pse? Shumë herët për pyetje të thella.
Beyonce vendosi të thyejë rregullin enigmatik fiks në prag të verës. Të premten, këngëtarja u fotografua krah Jay-Z në një ndeshje basketbolli mes Golden State Warriors dhe Houston Rockets dhe arriti të tërheqë vëmendje thjesht duke ndenjur ulur aty, duke parë.
Pas vitesh të tëra, Beyonce hoqi dorë nga flokët biondë dhe është tanimë një brune e ëmbël çokollatë me fije të lehta mjalti tek-tuk. Flokët e gjatë i mbajti lëshuar dhe të valëzuar në shpatulla.
Këndshëm apo jo?