Celebrity Style

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

Shkruar nga Anabel

10 Maj 2019

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

Amal Clooney ka stil për t’u pasur zili, pa dyshim, duke nisur nga veshjet fantastike në tapete të kuq, te kombiminet e pashoq për punë e deri te veshjet e pushimeve. Avokatja e të drejtave të njeriut, nëna e binjakëve dhe bashkëshortja e George Clooney e menaxhon jetën publike me elegancë dhe stili i saj është thjesht një zgjatim i kësaj elegance.

Nëse e ndiqni prej vitesh, duhet t’ju ketë rënë në sy që në garderobën e Amal nuk mungojnë këto pesë gjëra që shërbejnë si themel për pjesën tjetër të veshjes e ndonjëherë e plotësojnë.

Taka nude

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

Le të nisim me gjërat e rëndësishme: këpucët. Amal ka një koleksion të zgjeruar, por herë pas here zgjedh taka nude, sidomos një palë suede nga Jimmy Choo.

Fustane pas trupit

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

Fustanet pas trupit, zakonisht të gjatë deri nën gju, janë uniforma e Amal, sidomos kur i duhet të punojë.

Çanta të strukturuara

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

Së fundi, të preferuarat e avokates janë Dior Bar Bag dhe Michael Kors Bancroft Tote, të dyja çanta të strukturara që rafinojnë çdo veshje.

Funde treçerekëshe

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

Kur i duhet një pushim nga kombinimet epike me pantallona, Amal vesh funde treçerekësh që zakonisht i kombinon me veshje a aksesorë të tjerë të përmendur në këtë listë.

Syze të mëdha

Çfarë nuk mungon kurrsesi në garderobën e Amal Clooney

S’ka rëndësi ç’është në modë, Amal-in do ta shihni përherë me syze të mëdha. Të preferuarat e saj janë nga Ferragamo dhe Givenchy.