Dasmat e verës janë të papara! Moti është perfekt, nuk ke ftohtë dhe mbi të gjitha veshja duket mrekullisht bukur mbi trupin e nxirë. I vetmi problem është veshja. Cilat janë kombinimet për dasmat e kësaj vere?
1. Ky jumpsuit është ideal për një dasmë që organizohet brenda ambienteve të një hoteli. Ti nuk ke pse shqetësohesh nëse këpucët do të prishen apo jo dhe qershia mbi tortë?! Aksesorët!
2. Dasmat në ambiente të hapura kanë nevojë për ngjyra! Kombinoni ngjyrat tuaja të preferuara pa u menduar dy herë, vetëm përpiquni të jeni komodë në të njëjtën kohë.
3. Nëse ceremonia do të zhvillohet në kishë, kurojeni figurën tuaj kështu. Zgjidhni një fustan sa serioz aq edhe stil; për t’u dukur si princeshë! Pas nuses, sigurisht!
4. Nëse je një nga dëshmitaret e çiftit si thua për një palë pantallona të tilla dhe një këmishë që bie në sy me kilometra larg?
5.Për mbrëmje, do të rrëmbeni gjithë komplimentat e të ftuarëve nëse vishni diçka të tillë. E gjitha e veshur me ngjyrë argjendi, do të dukeni sa chic dhe moderne në të njëjtën kohë.