Në fundin e muajit që lamë pas, Diellza Kolgeci solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen Helena. Duket se nëna e re ka vendosur ta ushqejë të voglën e saj me gji.
Disa orë më prë, Kolgeci shpërndau këtë fotografi në Instagram Story:
“Nënë që ushqen me gji”
Nxitur nga postimi në fjalë, le të shërbejë ky artikull për të mësuar diçka më shumë rreth të dhënurit gji.
Duhet të dini se qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin/ën, pasi përmban lëndët e duhura ushqyese, të cilat sigurojnë rritjen dhe forcimin e imunitetit të fëmijës.
~Kur duhet të nisë procesi në fjalë?~
Duke u bazuar në sugjerimet e mjekëve specialistë, e mira është që ushqimi me gji të nisë brenda orës së parë të ardhjes së fëmijës në jetë.
~ Si mund ta realizoni (hapat kryesore)~
1. Shtrijeni foshnjën rreth zonës së kraharorit tuaj dhe më pas drejtojeni për nga ju, gjoks mbi gjoks.
2. Vendosjani buzën pranë thithkës suaj dhe kur foshnja të hapë gojën, tërhiqeni drejt gjirit duke e mbajtur me dorën tuaj këtë të fundit. E mira është që goja e fëmijës të mbulojë/përfshijë edhe pjesën e areolës (zona e errët rrotull thithkës).
~A varet gjoksi nga ushqimi i fëmijës me gji?~
Gjidhënia nuk e shkakton varjen e gjinjëve; është shtatzënia ajo që mund të shkaktojë ndryshimin e madhësisë dhe formës së tyre. Gjatë shtatzënisë, gjinjtë rriten dhe ligamentet që i mbështesin ndodh të zgjaten. Kjo zgjatje mund të shkaktojë një varje të vogël, e cila do të ndodhë pavarësisht nëse vendosni ta ushqeni fëmijën me gji ose jo.
~Është normale të ndjesh dhimbje gjatë të dhënurit gji?~
Pavarësisht se thithkat tuaja janë tejmase të ndjeshme, përjetimi i dhimbjeve të forta nuk është e natyrshme. Kështu, me shumë mundësi, problemi qëndron te pozicionimi i fëmijës. Ja disa ilustrime se si mund ta mbani të voglin/ën: