Historia Ime

Jam në dilemë a të tregoj...

9 Nëntor 2014

Jam në dilemë a të tregoj...

Letra 1 
JAM NE DILEME PER SEKRETIN QE DI: Pershendetje Anabel Jam nje vajze 19 vjec. Para disa muajsh kam marre vesh qe djalin e halles time e tradhton nusja. E ka marre vesh gjith fisi ngaqe ajo kish haruar profilin e Fb hapur tek PC e njerit prej te afermve te mi. Vetem familja e halles nuk di gje. Nuk e di si e kam mbajtwr sepse me vjen peshtir kur e takoj ate. Por kam frike ta hap gojen sepse kushuriri eshte i verbuar pas saj. Plus qe mendoj se nuk mtakon mwa tja them sepse e dine dhe me te rritur se une. Te lutem anonim

Letra 2
Jam e martuar, 31 vjece, e dua burrin shume, dhe shkojne shume mire. Jemi lidhur te rinj ne moshe dhe si le gje mangut, dhe per tu pare jam goxha mire dhe e mbaj veten. Para nje muaj po futja dicka ne makinen e tij dhe gjeta vetem nje prezervativ te ren anash ku vjen sedilja pasagjerit, duart po me dridhen dhe tani qe e kujtoj, mendja me fluturon gjithe andej. Sdi si tja them. Sa me shume kohe kalon, me duket me keq behet. E di qe ndonjehere mer dhe ndonje shok ne makine, ti ket ren ndonjerit prej tyre. Ne skemi perdorur kurr bashke prezervativa. Ndonje shenje skam pare nga ai, dhe cel ja kam kontrolluar disa here gjate kesaj kohe dhe asgje  Cme keshilloni plssss...... T'ja them kete sekret apo jo? Ps. prezervativin une e mora dhe e hodha ate dite.

Letra 3
Te lutem Anabel postoje kete : Dua te tregoj 1 sekret dhe eshte shum i dhimbshem , me dhemb zemra kur e mendoj , gjithcka ndolli pak koh me par , vllai im me gocen e halles nuk e di ndjen diçka per njeri-tjetrin o zot  , i kam par duke u puthur ne buze , bera sikur nuk i shikova , por per te heq keto dyshime ja kam marr telefonin vllait dhe kam par fotot me ate duke u puthur mesazhet qe ishin te shum dhojeve . Pse ka ndollur kjo pse o zot , ajo goca e halles time super yll dhe vllai im gjithashtu , madje goca qe jane ngaterruar per vllain tim , o zot çfare duhet te bej mos ndoshta duhet tja them atyre qe e di , por do me quajn te çmendur , po ti them mamit nuk e di se cfar do me thoj ajo mua ndoshta dhe ajo do me quaj te cmendur, dua te ndaloj qe ai te ket me teper me ate dmth mardhenje seksuale  . Ju lutem me ndihmoni cfare te bej !? kam net te tera qe nuk me ze gjumi.

Letra 4
SEKRETI IM: Pershendetje revista Anabel! Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 26 vjecare. Kam mese 5 vjet qe kam mbaruar studimet e larta. Kur isha studente, krejt aksidentalisht rashe ne dashuri marrezisht me pedagogen time. Gjithcka filloi si nje loje, por me pas ajo u kthye ne arsyen e jetes sime. Ja shpreva dashurine duke rrezikuar gjithcka. Kjo ndjenje u prit fort mire dhe une u ktheva ne studenten e saj te preferuar. Pasi mbarova studimet une u shkeputa nga ajo sepse jeta na ndau por vuajta shume nga kjo ndarje e cila la nje plage te madhe brenda meje. Me pas une nuk dashurova njeri, por vetem kryeva aventura seksuale me meshkuj dhe femra (me teper femra). Doja me cdo kusht te harroja zyshen. Ajo ishte e divorcuar dhe kishte nje femije keshtuqe s'mund te behej asgje. pas kaq vitesh, rastesisht me ben ftese nje zonje e cila eshte e martume ne amerike dhe ka nje djal. E mora shume pa rendesi, por me kohen ne u bem shume mike. Flisnim me ore te tera ne telefon (viber) dhe ajo u be relaksi im i dites. Tani une jam fiksuar shume pas saj sa sdi cte them. Me pelqen shume fare per mos then se jam cmendur. Madje mendoje te martohem ne Amerike vetem e vetem qe ti shkoj prane. Ajo nuk eshte me e bukur se zysha por se di pse me pelqen aq shume. Me ka rene shume keq ne koke ajo dhe sdi cte bej. Shume raste me kane ardhur per martese dhe i kam kthyer te gjitha. Me rri mendja vetem atje. Si mendoni ju, te ndjek fiksimin dhe te luftoje per te shkuar ne Amerike apo te bej jeten time dhe ta harroje ate njeri? Theksoj se me ka ren shume keq ne koke dhe dita pa te me duket shume kot. Kam frike mos kam ren ne dashuri edhe pse jam njeri i eger dhe s'para dashuroje kollaj. Ajo me ka then se smund te behet se jemi larg, plus jam me femije plus kemi diference te madhe moshe (ajo eshte 40 vjece). Jam shume ne dileme. Sugjerimet tuaja ndoshta me ndihmojne ndopak. Ju pershendes! (anonim please)

Letra 5
Pershendetje Anabel Desha te tregoj dhe une nje sekret Ishte viti 2010 kur diçka e papritur Po ndodhte njohja ime me nje vajze te bukur si engjell . U mundova deri ku arrtita te fitoja fjalet e saj , fjalet e nje vajze te llastuar nga familja . Ajo ishte me diferenc moshe nga une 2 vjet Nje Nate me morri ne Telefon dhe me ftoi ne shtepine e saj me tha sot nese puthja jote do me bej te ndjej diçka do vazhdojme bashke . Ok u rregullova dhe u nisa sepse nuk ishim as larg 10 min Prita deri sa mami dhe babai asaj u larguan pastaj hyra ne shtepi fsheurazi. U ulem ne ballkonin e shtepise saj ne katin e dyte . Ajo duke biseduar me pyeste per gjendjen familjare dhe ekonomike . Une ja tregova drejt se ça shtrese isha Ajo ne ato momente ndryshoi fytyr Dhe po qeshte me ironi E putha dhe me pas i thash : jam i pa shkolluar jam nje shtres e mesme jetese Por kam nje zemer qe te mban gjithmon . Ok pranoi te jemi bashke . Pas nje viti e merr vesh familja vajzez per Mua . Ja marr vajzes numrin e babait te saj dhe flas ku mund te takohemi . Ne darke ne nje kafene te qet U takova me babain e saj Me dukej vetja si nje djal i rritur Dhe emocionet Po me dilnin nga zemra . Ne bised e siper babai saj me drejtohet duke me pyetur : Ti djal je pa shkolle Prindrit e ndare Punon per te jetuar Ca lumturie dhe ca kujdesi do ti japesh vajzes time kur nuk ke nje lek per ti bler nje fustan . U merzita dhe ju ktheva : Zotri ju nuk jeni askush te permendni familjen time , Po jam pa shkolle sepse I kam dale ne krah nenes time per te me rritur Dhe sa per fustanin I kam ber vajzes tuaj dhurata e fustane aq sa ju si keni bler gjith keto vite . U largova duke menduar per gjerat midis meje dhe vajzes . Ditet kalonin dhe gjerat beheshin me te ftohta . Nje dite kisha dale me vajzen bregu detit Babai saj na kishte pare po ne jo ate Duke ikur per ne shtepi me vajzen Sapo largohem nga ajo 10 metra nje furgon policie me ndalon para kembve Duke me kapur nga krahet dhe duke me then je i arrestuar . I pa shqetsuar duke menduar me Kane ngatrruar me dike tjeter Por Jo ne komisarjat me morren zvarre neper qeli Duke me sharë , ofenduar e kercenuar Nuk Po kuptoja pse deri ne momentin kur erdhi babai vajzes , na lane vetem dhe ai mu drejtua duke me then : une mund ta fal jeten nese me le vajzen rehat , u dozova duke then me vete : nuk ja vlen e... Pasi me liruan shkova dhe fshiva cdo gje qe kisha nga ajo dhe Po mundohesha te qetsoja veten . Pas disa muajsh ne qytet takova vajzen E kapa prej dore dhe i kerkova te pinim nje kafe pasi dhe une kisha vendosur te ikja jasht shtetit ate dite . Ne rregull me tha Por do te jet hera e fundit Çdo gje po shkonte si po doja vet Duke ndenjur i kerkova te kryenim mardhenie meqe ishte hera e fundit . Ok pranoj u nisem per te nje hotel ne qytet Morem nje dhome shkuam lart i thash behu gati sa te marr ndonje pije . Dola jasht morra ne tel shtepine per te me ber rrobat gati se nuk kisha kohe Telefonova nje taksi dhe morra nje litar dhe u ktheva siper te vajza ajo Po me private ne krevat . Duke e kercenuar e lidha ne krevat dhe fillova duke e pyetur per disa gjera qe kisha peng . Ne bised e siper ajo duke bertitur me Thot : Ti nuk je shtresa ime ti je nje njeri qe punon per buken e gojes dhe une jam tallur me ty duke te perdorur . Je nje njeri qe nuk kupton asnjeher Debiiiiiil . U çova nga krevati duke buzqeshur nisa ta fotografoj nudo Por nuk munda ta godisja nje bukuri te till I morra tel dhe çelsat e deres duke ngritur muziken qe mos te degjohej zeri saj mbylla deren dhe ika . Shkova ne shtepi u pershendeta me te shtepis dhe ika per ne port . Mbas disa minutash marr tragetin dhe nisem per ne Itali . Rruges duke udhtuar hudh ne det tel e vajzes dhe çelsat e hotelit . Doja tja tregoja dhe kte krijimtari timen : Ky tipi qe shef ketu Goce ti boni kto gjona Boni te rrish me njerez Qe si sheh as neper endrra Te boni me kuptu Shume gjona qe si dije Jeta eshte nje buzqeshje Qe kurre nuk Ka shije Njerez qe e bojn jeten Me sistem kapitalizmi Se nese tjetri ta ngul thiken Nuk eshte fare shenj rracizmi Qe kure te shof ty sot Ne krahasim me ditet me para Ndryshimi vjen nga msimi Dhe pse ke trrupin me varra . Te pershendes nga London Aty ku kam çdo gje qe dua dhe larg teje Bye bye Bubi

Letra 6
Mirmbrema Anabel,duke qen se eshte e shtuna e sekreteve vendosa te shkruaj dhe une nje sekret qe se kam ndar me asnje deri sot: ather isha e vogel dhe largohesha shpesh shpesh nga shtepia per arsye te ndryshme, ne ate kohe ishte vere dhe pjesen me te madhe te dites e kaloja ne plazh po kur kthehesha ne shtepi nuk rrija dot dhe ikja ndaj me kapte shpesh nata rruges,preferoja te kthehesha von ndaj e kaloja pjesen me te madhe te kohes ne nje shtepi ne ndertim e siper vetem 4 lagje me tutje.Shtepia nuk ishte e braktisur po thjesht e paperfunduar dhe pronaret e saj ishin jasht shtetit.Luaja atje vetem per nje kohe shume te gjat,ne shtepi ishte erresire por per shkak te ndricimit te yjeve dhe henes mund te shikoje fare qart.Nje dit isha ulur ne ballkon duke par yjet dhe vura re nje djal te vogel qe rrinte mbi nje tarracen e nje shtepie qe ndodhej pak me ne te majten time ai po shikonte pa levizur ne nje drejtim dhe ishte mu ne ane ku rrezikonte seriozisht te binte megjithate un sreagova por thjesht me beri pershtypje.Netet ne vazhdim filloj te perseritej e njejta skene derisa ai filloj te mos shikonte me ne drejtim te paditur por nga mua,ishte rrenqethese kishte nje shikim te heshtur por qe te ngrinte smund te them qe skisha frike por isha shum kurioze te mesoja se cfar problemi kishte ai djal ndaj i fola dhe i thash te afrohej,nuk me ketheu pergjigje por vazhdoi te qendronte ashtu i fola prap por asgj ndaj dhe se ngacmova me vazhdoi e njejta histori per disa dite derisa nje nate e gjeta te ulur te ballkoni ku rrija un,hipa si gjithmon duke mos perdorur shkallet por nje mur aty afer qe ta bente ngjitjen me te komplikuar dhe qe atij i terhoqi vemendjen ndaj kthehu koken dhe filloj te me shikonte i fola por smora pergjigje ,isha mesuar me pranin dhe heshtjen e tij ndaj thjesht iu ula afer duke par her ne drejtim te paditur her nga ai, u ngrita e kapa per krahu dhe i thash te vinte te luante me mua ai u ngrit ne kemb dhe po me shikonte por kesaj radhe me habi sikur vetem ne ate moment ta kishte ven re pranin time u friksua dhe iku diten tjeter nuk e pash madje as ne ditet ne vazhdim ndaj vendosa te pyes gjyshen e nje shoqes time per shpin perball dhe ajo me thot se te ajo shtepi banonin vetem dy te moshuar te cilet nuk kishin niper te vegjel dhe spara vinin aty por rrinin ne fshat me tha vetem kaq dhe qe sduhet kurrsesi ti afrohesha asaj shtepie. Me ka ngelur ne mendje qe athere dhe pse se kam par me ate djalin. Anonim te lutem dhe shpresoj ta lexoni dhe pse u zgjata kaq shum.

Letra 7
pershendetje anabel Une kam nje marredhenie shum te mire me kushuriren time dhe i tregojme cdo gje njera tjetres. Cdo gje derisa para disa kohesh afro nje vit e gjysem kushurira ime ishte shume e menduar e e hutuar. E dija qe dicka nuk shkonte derisa ma tha. Eshte e tmerrshme anabel te kesh frike te te takoj vellai. Domethene ajo cfare nuk mundte dot te me tregonte eshte se kushuriri im e ngacmonte seksualisht. Gjithcka kish filluar ne nje dasem ku ishin te ftuar e gjith familja. Ai ate dite kish pire shum alkool por problemi eshte qe konsumon e lend narkotike. Ate dite ai kishte qene shum i shperqendruar derisa kur kishin dal me kushuriren per te pire nje duhan ai kishte tentuar ta puthte. Ka nje vit qe kur pi merr kushuriren ne telefon i thote te dalin per nje xhiro naten,ky muabet vazhdon deri ne mengjes kur ai vete ne shtepi apo ajo e fik fare telefonin. Diten tjeter ai sillet sikur ska ndodh asgje.Eshte i martuar anabel e me 3 femije. Kushurira ime nuk ndjen as dhembshuri prej motre nuk di cfare te bej tja thot familjes apo jo se kushuriri eshte nje njeri shume me pozite e te gjithe e respektojne shum.Ka vendosur te heshte. Une madje mos ta dija historine nuk do ta besoja kurre qe ai njeri do ta bente ate gje aq te tmerrshme. Theksoj se femrat si mungojne i shkojne vet mbrapa per shkak te paraqitjes e lekeve. por nuk e di kush e ka fajin ai qe eshte aq karakter i fshehur apo droga qe sic duket eshte ber i varur.kushurira ime eshte ne gjendje shum te keqe emocionale po e vuan shum. Ka frik se po mos te tregoj ai nje dite mund ta kape vertet po te tregoj familja nuk do ta besoj. KESHILLA IME E VETME ISHTE QE MOS TI FSHINTE SMS QE AI I NISTE DHE KUR TE ISHTE ESELL TI THONTE QE OSE TA LINTE TE QETE OSE DO UA TREGONTE TE GJITHVE SMS. se me perpara ajo i fshinte nga turpi qe ndjente. Eshte e tmerrshme anabel mos te ndihesh rehat as me familjen tende. Je e para dhe e vetmja qe un ja tregoj kte sekret.te lutem anonim.te pershendes

Letra 8
Kane kaluar 3 vjet qekur shkova ne shtrat me nje burre te martuar dhe kam tre vjet qe jam nene e nje djaloshi bukurosh syjeshil .Ky eshte sekreti im .Vetem une e di babain e atij femije Babai i tij ishte shites ne nje dyqan ne lagjen ku banoja dikur dhe une beja pazarin cdodie atje . Rash ne dashuri me shitesin e atij dyqani dhe ai nuk vonoi te kthente pelqimin tim derisa nje dite perfunduam te dy ne shtrat , mbeta shtatzane por nuk i thash gje atij. Pas disa ditesh thjesht vendosa te largohem nga ai vend pa i then gje askujt se pse. Ai me kerkoi por i thash qe se doja me dhe i kerkova te vazhdonte jeten e tij ,nuk doja qe te kishte barre edhe femijen qe kishte me mua sepse do i hapte shume probleme. Tani jam nje nene beqare dhe jetoj vetem medjalin tim dhe kam vendosur ti perkushtohem totalisht atij.

Letra 9
SEKRETI IM. TE LUTEM PUB KAM NEVOJ X MENDIM Un jam 26 vj dhe kam mar vesh se babi im nk esht ai biologjik...para pak kohesh kam ber kerkime dhe mesova se pervec motres dhe vellait kam dhe 3 vllezer e 1 moter tjeter..u kam ber fts ne fb dhe pa i njohur me hyn ne zemer por qe nk mund tja them...jam ne dilem sps dua ti njoh por babi qe me ka rrit me ka mbajt si princesh e nuk dua ta lendoj..flm te lutem anonim

Letra 10
Pershedetje Anabel1 Kam deguar dhe nje histori me pare dhe nuk ma keni publikuar.Po nese do vendosesh ta publikosh kete histori ,te lutem anonim. Historia qe do dergoj eshte pak e ngjashme me te nej vajze,por une ne fakt u mendova shume para se te publikoj kete histori.Duke u nisur nga (e shtuna sekrete) thash po shkruaj te mar mendim nga njerez te panjohur se cduhet te bej,pasi te njohurve te mi nuk do guxoja kurre.Ne moshen 12 vjecare,zulova dicka te tmerrrshme mund ta quaj.Nje nate kur babi nuk ishte ne shtepi,fjeta me mamin.Naten me del gjumi sepse doja te shkoja ne tualet,hap syte dhe mamin nuk e kisha aty.U zgjova pergjumesh dhe hap deren e dhomes.Mami me del gjysem nudo ne koridor ,dhe me fryme te shpeshtuar me thote ca ke?Asgje i thash do vete ne banje.Ok tha hajde se te shpije une.Po ti i thash pse keshtu?Po ja tha dhe une ne banje po shkoja.Nejse vajta u shtrita dhe gjumi sme zinte,ne moment degjoj nje ze burri qe po dilte nga shtepija.U shtira se ne gjum kur mami erdhi dhe bera sikur asgje skuptova.Anabel betohem se po dridhem tani qe po shkruaj pasi asnjeher nuk ka treguar per kete histori.Me vone hetova dhe nxora se shoku i ngushte,miku i familjs tone ishte dashnori mamit tim.Ata vazhdoj edhe sot e kesaj dite qe une jam 25 vjec.Por cfare duhet te bej Anabel?Te tregoj?Jo nuk mundem...Me vjen keq per time ate pasi eshte njeriu me i ndershem ne bote dhe nuk e meriton ate gje.Por une sja them dot askujt,as mamit ,as babit dhe as motrave.Kam frike per ate cka mund te ndodhe me pase.Pavarsisht gjithcakaje ajo eshte nje nene shume e mire edhe pse nje bashkeshorte tradhetare.Na ka rritur sshume mire,sna ka munguar asgje vetem me pune te ndershme.Na ka kulturar shume mire ne femijeve te saj.Por cfare mund te bej une Anabel?Ne jemi miq familje,ai person dhe mua ka tentuar te me perdhunoj,isha femije dhe skuptoja por zoti me shpetoj.Sot kuptoj qe kne qene tentativa per perdhunim.si mund ta largoj ate njeri nga familja ime?Dhe ai ka nje familje dhe grua te shkelqyer qe se meriton te kene nje kryefamiljar te tille.Jam e martuar,dhe kurre bashkeshortit tim zdo ja beja nje gje te tille,Vete kjo situate me ka bere shume fanatike.E urrej nenen time,por njekohesisht e dua pa fund.Tek e fundit me dha jeten.Kush jam une ta shaj,ti nxjer te palarat?Cfare te bej te shkatrroj familjen?Me vjen turp nga familja e burrit,ata dhe smund te dine gje pasi normal mua sme shtijen gje ne sy por mua m duket sikur gjith bota e di.Me falni qe u zgjata por eshte e hera e pare qe shkruaj ,jam akull e ftohte dhe duart me dridhen.

Letra 11
E Dashur Anabel mirmbrema! Kam dyshime te forta se gruaja ime me tradheton! Kohet e fundit kam vene re the gjitha shenjat qe vertetojne keto dyshime! Ka dy muaj qe gruaja ime Del ne darke vone dhe kur e pyes se me ke  Del ajo me pergjigjet dal me shoqet dhe kur I them cilat shoqe me thote me ata  Te punes! Nuk I njeh ti me thote!!! Jam munduar shume here ta ruaj nga ballkoni kur kthehet se Me ke vjen por ajo eshte shume E kujdesshme dhe zbret gjithmone dy pallate me larg dhe vjen me kembe!! Mbreme nuk durova me dhe kur doli vendosa te zbres dhe ta ruaj me ke vjen. Zbrita poshte me rruge dhe vajta pas makines sime nga Ku kisha ne pellembe te dores Te dy kryqezimet qe te binin te shtepia ime! Ashtu sic po rrija I fshehur pas Makines sime ve re qe llamarina anesore nga krahu I pasagjerit ne anen e pasme i kishte ikur boja dhe ishte ndryshkur goxha!!! Kam Rene he pike the hallit o Anabel....nuk Di cte Bej! Ju cfare me keshilloni......ta dergoj te mjeshtri apo ta lyej vete? Eshte dhe makine e re ta haje dreqi!!!!