Social Buzz

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2019

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

Halima Aden, 21 vjeçe, është modelja e parë që pozon me hixhab dhe burkini për Sports Illustrated Swimsuit Issue. E kuptoni që bëhet fjalë për një herë të parë, por pse ka kaq shumë rëndësi?

Së pari krijoni një ide si duken kopertinat e Sports Illustrated Swimsuit Issue:

Genevieve Morton në 2011

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

Kate Upton në 2017

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

Ashley Graham në 2016

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

Pra, modele superseksi, veshur me bikini, në një destinacion turistik.

Kopertina e Halima Aden është shumë herë më modeste se këto. Modelja është me origjinë nga Kenya, rritur muslimane dhe praktikante e fesë. Ajo pozoi me hixhab dhe burkini (burka dhe bikini, burkini) për një revistë që ka synim kremtimin e seksualitetit dhe sensualitetit të grave.

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

“Mos ndryshoni veten, ndryshoni lojën,” shkruan ajo në Instagram. “Çdo gjë është e mundur. Kopertina imë në Sports Illustrated më tejkalon mua si person. I dërgon një mesazh komunitetit tim dhe botës se si gra me formime, pamje, fe të ndryshme mund të qëndrojnë përkrah dhe të kremtojnë njëra-tjetrën.”

Halima u rrit në kampin e refugjatëve Kakuma në Kenia. Kur ishte fëmijë, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. Fotot për Sports Illustrated u realizuan në Watamu Beach, në Kenia.

“Mendoj vazhdimisht për veten time 6-vjeçare, në të njëjtin vend, refugjate në kamp,” tha Halima për SI. “Të rritesha në Amerikë, të përjetoja ëndrrën amerikane dhe të kthehesha në Kenia për t’u fotografuar në vendet më të bukura këtu – është një histori e pabesueshme.