Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00, livestream në Facebook – Revista Anabel dhe YouTube – Anabel Entertainment do të transmetohet episodi i shtatë i “Hostel by Anabel”. Nisur nga videoja përmbledhëse e postuar orë më parë në llogarinë zyrtare të Instagram-it @anabel_hostel, surprizat do jenë të shumta.
Në rubrikën “Me Provë” vajzat shkojnë në South Outdoor Festival, në Borsh, siç edhe mund ta keni vënë re nga postimet e tyre në Instagram.
Atmosferë magjike, batuta, argëtim dhe eksplorim terreni.
“Anabel Lab” do të sjellë në fokus një çift tepër të dashuruar, që s’do ngurojë t’i përgjigjet pyetjeve nga më të ndryshmet.
Ai zbulon se i ka shkruar ish- i, e ndërsa ajo i ka bërë like. Po tjetër?
#LoveLikesTirana: Videoja nis me një kontrast interesant mes dëshirës së Zoit dhe mendimit të Klajdit.
“A mund të njoh një njeri normal?” shprehet Zoi e ndërsa ai: “Normalja është e mërzitshme.”
Si asnjëherë tjetër, Lunën e shohim të përlotur, teksa i drejtohet partnerit:
“Dua shumë të kem një marrëdhënie normale, Klajd Abazi. Ti do të jesh me mua apo jo?”
Gjithçka tjetër mbetet për t'u parë.