Showbiz dhe TV

Diellza Kolgeci bëhet nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2019

Diellza Kolgeci bëhet nënë për herë të parë

Diellza Kolgeci dhe partneri i saj, basketbollisti Fisnik Rugova, janë bërë prindër për herë të parë. Burime për Prive bëjnë me dije se Diellza ka sjellë në jetë vajzën e saj gjatë mesnatës.

Në fillim të dhjetorit, ajo pranoi për herë të parë se “po, është shtatzënë” në një prononcim për RTV1.

“Po, falë Zotit, ashtu si e kemi planifikuar me Fisin, dëshira jonë po plotësohet. Ka qenë momenti më i mirë për të marrë këtë vendim pasi ka lindur nga dashuria e madhe që kemi ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse ka kohë që njihemi, kjo ka bërë që lidhja jonë të jetë me ndjenja dhe respekt të madh. Ne jemi bashkë prej kohësh."

Diellza Kolgeci bëhet nënë për herë të parë
Festa ku u zbulua gjinia e bebit