How to wear

E vetmja veshje e tejdukshme që mund të vishni pa frikë në publik

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2019

E vetmja veshje e tejdukshme që mund të vishni pa frikë në

Zakonisht, duhet të keni goxha guxim të dilni në publik me trendet e kohëve të fundit të veshjeve të tejdukshme. Sidoqoftë, ekziston një veshje që përbën përjashtim nga rregulli: këmishat e tylta mbi reçipeta, kanotjere a bikini.

Meritat i takojnë Prada, që përfshiu në koleksion disa këmisha të tejdukshme në ngjyra duke nisur nga e gjelbra e stikave e deri te lejlaja e butë.

Këto këmisha mund të përcjellin dy imazhe të ndryshme, në varësi të mënyrës si kombinohen. Ose diçka elegante që të kujton Grace Kelly, ose diçka seksi dhe të rrezikshme.

Mund t’i vishni mbi një kanotjerë në ngjyrë të ngjashme me vetë këmishën, për një look klasik.

E vetmja veshje e tejdukshme që mund të vishni pa frikë në

Mund ta lini zbërthyer mbi një balë reçipeta romantike për një look flirtues.

E vetmja veshje e tejdukshme që mund të vishni pa frikë në

Mund ta vishni mbi një kanotjerë të plotë, për t’u dukur më modeste.

E vetmja veshje e tejdukshme që mund të vishni pa frikë në

Mund të zgjidhni një ngjyrë të fortë për të realizuar një foto vrastare.

E vetmja veshje e tejdukshme që mund të vishni pa frikë në

Mundësitë janë të pafundme. Ne thjesht dimë që herës tjetër që do të shkojmë për shopping, do të kërkojmë me gjithë qejf për një këmishë të këtillë.