KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

Bojken Lako e ka të qartë si e do dasmën

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2019

Bojken Lako bashkëjeton prej vitesh me të dashurën e tij, Semi Jaupaj dhe s’do të ishte çudi që nesër a pasnesër të martoheshin. Edhe nëse ndodh vërtet nesër a pasnesër, artisti e di ç’kërkon nga ceremonia e tyre. Në një intervistë për “Rreze Dielli” në Report Tv, Lako tha:

“Normalisht që do të bëjmë dasmë, por ashtu si i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do të bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do të jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës.”

Siç tregon ai vetë, Semi është treguar shumë mbështetëse. “Më ka ndihmuar, [është] treguar jashtëzakonisht shumë mbështetëse edhe nga ana profesionale,” tha Lako.

MOS I HUMBISNI