Kanë kaluar më shumë se dy dekada që prej kohës kur bota u njoh me krijesat e magjishme dhe luftën kundër forcave të së keqes, gjendur brenda botës së jashtëzakonshme të Harry Potter- it.
Ajo që (me shumë mundësi) nuk dini është se një studim i kohëve të fundit vuri re që fitorja e djalit magjistar nuk merr fund me mbarimin e librave, por zgjat më tej, edhe në botën reale. Në fakt, fare pa ekzagjerime, Harry Potter- i dhe gjithë historia që ai mbart i bën njerëzit shumë më pozitivë!
Studiuesit deklarojnë se fansat e vërtetë të Potter- it priren dret vlerave dhe idealeve shoqërore. Kjo ndodh për vetë faktin se ushqehen ndjesi pozitive, parë përmes syve të Harry- t. Siç e keni vënë re (nëse je një fans i zjarrtë, sigurisht që e ke vënë re) një ndër temat kryesore të librit është fiksimi i Voldemort- it me magjistarët dhe shtrigat me gjak të pastër. Thuajse të gjithë personazheve u duhet të përballen me disa vështrësi për shkak të dallimeve që i karakterizojnë. Ron jeton në një familje të varfër, Neville Longbottom është ekstremisht e ngathët dhee çuditshme, Hagri është një gjigant i cili punon si mësues por nuk i lejohet të përdorë magjinë, e kështu me radhë. Pavarësisht gjithçkaje, ata janë miq të mirë dhe të gatshëm për të mbështetur njëri- tjetrin.
Po kështu, vetë Harry e di më mirë se kushdo tjetër, ç’do të thotë të jesh ndryshe. Ai humbi prindërit dhe ishte i detyruar të rritej me disa të afërm paragjykues, injorantë dhe mendjengushtë. Nuk pati miq dhe u torturua nga kushëriri i tij.
Kështu, kjo histori e trilluar i ndihmon njerëzit të shohin dhe gjykojnë padrejtësitë duke bërë paralelizma me jetën reale. Karakteri i Harry- t na lë të kuptojmë se në jetë është e rëndësishme mirësjellja dhe dashuria, pavarësisht ndryshimeve të gjithkujt. Kujtoni dhe fjalët e Albus Dumbledore- t:
“Dallime të zakoneve apo gjuhës janë hiçgjë për aq kohë sa synimet tona janë identike.”
Shënim: Ky artikull u realizua nga një jo fanse e Harry Potter- it, njeri i mirë gjithashtu