Vëmendje ju lutem! Të gjithë ju që menduat se historia e Scott Disick dhe Kourtney Kardashian kishte marrë fund njëherë e mirë prej kohësh, mendohuni sërish. E dini pse?!
Kourtney tani thotë me zë të larta se ata të dy janë shpirtra binjakë! Në një video të shkëputur nga episodi i radhës të “Keeping Up with the Kardashians”, Kourtney pohon gjithë buzëqeshje çfarë një shërues i kishte thënë në Bali rreth saj dhe Scott-it.
“Kur hyri Scott-i, ai burri ishte duke thënë se në një jetë tjetër dhe ajo dhe Disick do të jenë bashkë pasi janë shpirtra binjakë. Ai më tha se e vendos unë nëse do jem me të apo jo!”- dëgjohet të thotë Kourtney.
Ç’bëri ajo pasi dëgjoi fjalët e shëruesit? BUZËQESHI!
Që do të thotë, se pavarësisht gjithë dramave që Scott e ka bërë të kalojë, ajo ende beson se babai i 3 fëmijëve është shpirti i saj binjak. Kush u shokua nga kjo?! Khloe, Kim dhe gjithë ne të tjerët.