U bë kohë që po ndiqni një regjim tepër të shëndetshëm e megjithatë s'po vihet re asnjë rezultat i dukshëm. Dieta strikte dhe të ushtruarit në palestër duket se nuk kanë asnjë efekt te ju. Arsyeja? Me shumë mundësi hormoni K-O-R-T-I-Z-O-L
Në rastet kur kortizoli ndodhet në nivele të larta, humbja e kileve është e pamundur. Kjo ndodh kur jemi sistematikisht të stresuar, arsye përse kortizoli quhet ndryshe edhe hormoni i stresit. Prodhimi në shumicë i tij shkatërron muskujt si dhe ndikon negativisht në metabolizëm duke e ngadalësuar funksionimin e tij.
Kortizoli i tepërt e shpërndan energjinë në formën e yndyrnave dhe glukozës duke u depozituar si dhjam, veçanërisht në zonën rreth barkut.
Problemi kryesor është se si ta kuptojë gjithsecili prej nesh se ka prani të lartë kortizoli në trup. Simptomat janë nga më të ndryshmet dhe lehtësisht të dallueshme. Së pari do vuani nga ankthi, nervozizmi dhe dhimbja e kokës. Po kështu do keni probleme me gjumin, diarre, humbje kujtese, tension të lartë, mosshijim të ushqimeve, rrudha dhe shtim të qimeve në fytyrë
Së dyti, si ta ulni nivelin e kortizolit?
Shmangni kafeinën, alkoolin, sheqernat; konsumoni produktet e qumështit, zarzavatet, vezët, mishin e pulës, kamomilin dhe frutat e thata. Po kështu, hani me intervale, 5 herë në ditë dhe në sasi të vogla. Ushtrohuni jo më shumë se 2- 3 herë në javë pasi edhe aktiviteti i lartë dhe i përditshëm rrit nivelin e hormonit. Flini mirë dhe shmangni çdo stimulant: pije energjike apo kafeinë, si dhe pini shumë ujë dhe shtoni praninë e vitaminës C, B5, A dhe kalciumit në trup.
Të tjera efekte negative të kortizolit të lartë në trup: presion i lartë i gjakut, kolesterol i lartë, sëmundje të zemrës, dëmtim të sistemit imunitar, problemeve njohëse të tilla si: vështirësi në të mësuar apo dëmtim kujtese.