KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

Përgatituni shpirtërisht: Cilat shenja do të preken më shumë nga Plutoni në prapavijë!

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2019

Ne frikësohemi nga Mërkuri në prapavijë (dhe me të drejtë), megjithëse një fenomen i tillë është krejtësisht normal për të gjithë planetët e tjerë. Këtë herë, është radha e Plutonit.

Sot, (24 prill) Plutoni shkon në prapavijë; duket sikur lëviz në drejtim të kundërt në orbitën e tij në univers. Pra, kjo do të thotë që do të vini re ndryshime në zonat që Plutoni ndikon më fort. Ky planet na ndihmon që të kërkojmë thellë në çështje të rëndësishme të jetës sonë ndaj me gjasë mund të zemëroheni pak më shumë gjatë kësaj periudhe.

Do të filloni të ngrini pikëpyetje për gjithë ç’po ndodh në jetën tuaj; do të mendoni gjatë gjithë kohës dhe do të nxiteni për t'i përmbushur qëllimet sa më shpejt. Kjo frymë ndikon në fusha si karriera, shtëpia dhe marrëdhëniet.

Cilat shenja do të ndikohen? Siç ndodh zakonisht, të gjitha shenjat do ta ndjejnë Plutonin në prapavijë, por më së shumti Bricjapi dhe Gaforrja.

Plutoni do të jetë në prapavijë për rreth pesë muaj derisa të shkojë sërish në pozicionin e zakonshëm në fillim të tetorit. Përdoreni gjithë energjinë në favorin tuaj.

MOS I HUMBISNI