Nesër mbrëma ju këshillojmë që episodin e radhës të “Hostel by Anabel” ta ndiqni së bashku me shoqen/shoqet pasi “Anabel Lab”, nën kujdesin e skenaristes Klaudia Brahimaj, do të vijë me interesant se kurrë.
Bëhet fjalë për një pyetësor mes shoqesh, vetëm se pyetjet nuk janë gjithnjë të lehta. Siç mund ta shihni edhe nga videoja, qëllimi kryesor është depërtimi më thellë tek mendimet dhe ndjenjat e protagonisteve. 2 çifte shoqesh pranuan sfidën dhe le të shohim ç’do të ndodhë! Situata duket intriguese.
View this post on Instagram
Ndërkohë ju, teksa prisni serinë e gjashtë të Hostelit, mund t’i bëni njëra-tjetrës disa pyetje të thjeshta (ose jo dhe aq) sa për t’u karikuar. Pyetjet e sikletshme vijnë nesër.
1. Cili është tipari im më negativ/pozitiv?
2. A të kam turpëruar ndonjëherë në publik? Nëse po, më përshkruaj momentin?
3. Çfarë vlerëson më shumë tek unë?
4. Ç’ke menduar momentin e parë që më ke takuar?
5. Nëse do të ishe unë për një ditë, ç’do të bëje ndryshe?
6. Cila ka qenë dita më e bukur e shoqërisë sonë?
7. A të kam zhgënjyer ndonjëherë? Nëse po, si e harrove situatën?
8. Sa shoqe të ngushta ke?
9. A do të jem unë një ndër shoqërueset e nuses në dasmën tënde?
10. Çfarë do të ndryshoje tek unë?