KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Për shkak të turneut, Ariana Grande po përjeton sërish ‘ferrin’

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2019

Ariana Grande performoi në Coachella duke bërë historinë si artistja më e re që ka kryesuar festivalin. Megjithatë, përpos faktit që kjo është një arritje shumë e madhe në karrierën e Grande-s, duket se një gjë e tillë po ndikon negativisht në shëndetin e saj.

Dikush, i shkroi këngëtares në Twitter se “muzika është terapia e saj” dhe se është i lumtur “që po e sheh Ariana-n të shëruar”. Nga ana tjetër, ajo iu përgjigj:

“Të bësh muzikë është terapi. Të performosh është si të rikthehesh sërish në ferr.”

Pasi ndjekës të shumtë shkruan se nëse është e nevojshme, Ariana mund ta anullojë turin e saj “Sweetener - World Tour”, i cili filloi më 18 mars dhe do të përfundojë më 13 tetor, këngëtarja deklaroi se “nuk e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë”.

Pak ditë më parë, Ariana Grande u dha ndjekësve të saj një ide të përgjithshme të luftës së vazhdueshme me PTSD-në (stres post- traumatik, i cili përmbledh tërësinë e sjelljeve dhe përjetimeve pas një traume, reale ose imagjinare të individit), që pas sulmit terrorist të Manchester- it, në 2017- n. Në Instagram Stories, artistja shpërndau një tufë më skanera të trurit të saj, si dhe një të një truri të shëndetshëm dhe një tjetri me PTSD. Siç mund ta shihni edhe nga fotografia, skaneri i trurit të Grande- s është i ngjashëm me atë të dikujt që vuan nga PTSD- ja.

Nuk është hera e parë që Ariana ka folur hapur rreth shëndetit mendor. Verën e shkuar, e pyetur nga “British Vogue” në lidhje me PTSD-në, ajo u shpreh:

“E urrej ta pranoj por që… po, janë. Është shumë e vështirë të flas sepse ka patur një humbje të jashtëzakonshme në njerëz. Ndjej sikur nuk duhet të flas fare për atë që ndjeva vetë, sikur s’duhet të them asgjë. Nuk mendoj se do të arrij të flas nddonjëherë për këtë temë dhe të mos qaj.”

Në një vit e pak, Ariana Grande u dedikoi një këngë viktimave të sulmit terrorist në Manchester, “No Tear Left to Cry”, u nda nga Mac Miller, u lidh me Pete Davidson, Mac Miller ndërroi jetë, njerëzit iu vërsulën këngëtares me “ti e vrave”, u nda nga Pete, u kushtoi një këngë ish-ave, Pete paralajmëroi vetëvrasjen, Ariana u bë pjesë e sherrit Kanye-Drake etj etj.

MOS I HUMBISNI