
Anëtarët e një familjeje mbretërore do të jenë nën lentet e kamerave në çdo dalje të tyre publike. Njerëzit do diskutojnë gjithçka mbi veprimet, fjalët e thëna dhe sigurisht, edhe veshjen. Kjo është arsyeja pse ata duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm. Në mënyrë që të duken perfekte, gratë e familjeve mbretërore përdorin disa hile të vogla, por të dobishme.
1. Ridizenjimi i veshjeve të vjetra

Kate Middleton nuk e ka aspak problem të shfaqet në publik dy herë me të njëjtën veshje. Që rrobat e saj të duken të freskëta dhe moderne, Kate i ridizenjon ato duke ndryshuar detaje të vogla. Në vitin 2013, dukeshja u shfaq në publik e veshur me një pallto që e kishte veshur 2 vite më parë, por kësaj radhe ajo kishte ndryshuar një detaj tek rripi.
2. Bronzer në vend të getave

Anëtarët e familjes mbretërore duhet të veshin geta me ngjyrë neutrale në ngjarjet zyrtare gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga kushtet e motit. Kështu thotë protokolli. Megjithatë, mbretëreshë Letizia e neglizhon këtë rregull pothuajse gjithmonë. Në vend të getave, zonja e parë e Spanjës thjesht përdor spërkatës bronzer për këmbët. Kjo e bën lëkurën të duket e njëtrajtshme dhe me shkëlqim.
3. Manikyr nude

Kate Middleton vështirë se mund të shihet ndonjëherë me manikyrë me ngjyra të ndezura. Besohet se kjo është e gjitha për shkak të protokollit zyrtar. Ndoshta Kate ndjek të gjitha rregullat në mënyrë të padiskutueshme, por një arsye tjetër për këtë zgjedhje është shumë praktike: Një manikyr në këto ngjyra qëndron i freskët për më gjatë dhe edhe nëse një pjesë xheli bie në moment, nuk do të binte aspak në sy.
4. Primer në vend të kremit pudër (fondatinës)

Meghan Markle është gjithmonë pro një pamjeje sa më natyrale. Për këtë arsye, bashkëshortja e princit Harry zakonisht përdor vetëm primer (bazë makeup-i pa ngjyrë) ose një shtresë shumë të lehtë makeup-i, mjaftueshëm për të parë teksturën e vërtetë të lëkurës.
5. Këpucë të madhësive të ndryshme

Kate Middleton duhet të kalojë disa orë në ditë në këmbë për shkak të pozicionit të saj. Kjo është arsyeja pse ajo është kaq e kujdesshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve. Dukesha zgjedh madhësinë e saj të këpucëve në varësi të modelit dhe markës. Për shembull, Kate kryesisht blen këpucë verore me gjysmë-masë më të madhe ose një masë më të madhe. Kjo e ndihmon atë të shmangë flluska në rast se këmbët i fryhen në nxehtësi.
6. Shaje/pelerina shumëfunksionale

Sipas protokollit, përfaqësuesit e familjes mbretërore nuk supozohet t'i heqin rrobat e tyre të jashtme në publik, pra xhaketat, palltot etj. Kjo është arsyeja pse Elizabeth II dhe Kate Middleton mund të shihen kaq shpesh në pelerina/shaje elegante. Sepse kështu do të duken më mirë, por edhe më rehat, edhe nëse do i mbajnë në ambiente të mbyllura.
7. Shollë këpuce shtesë

Në mënyrë që t'i bëjë këpucët e saj më të qëndrueshme dhe t'i parandalojë ato të rrëshqasin, mbretëreshë Letizia u ngjit atyre një shollë shtesë. Bashkëshortja e mbretit Felipe VI ka ndryshuar shumë këpucë nga versioni i tyre origjinal.

Burimi: Bright Side