Krejt rastësisht, gati një orë para se Notre-Dame të përfshihej nga flakët, një grua me emrin Brooke Windsor shkrepi një foto të katedrales. Rastësisht, kapi një moment të këndshëm ku një baba luan me të bijën.
“E shkrepa këtë foto para se të largohesha nga Notre-Dame, një orë para se të përhapeshin flakët. Isha gati të shkoja dhe t’ia tregoja babait të vogëlushes nëse e dëshironte si foto. Tani, do të doja të kisha shkuar. Twitter, përdor magjinë tënde dhe më ndihmo ta gjej.” – shkroi ajo.
Brenda pak orësh, fotoja u shpërnda nga më shumë se 225 mijë njerëz dhe arriti të grumbullonte më shumë se 470 mijë pëlqime. Nuk qenë të paktë as njerëzit që vërshuan me komente pozitive për zonjën në fjalë.
Fuqia e internetit ia doli. Përmes një tjetër postimi në Twitter, Brooke u shpreh se arriti ta kontaktonte familjen në foto.
“Njeriu në foto dhe familja e tij më falenderuan për foton e këndshme. ‘Do të gjejmë një vend special për ta vendosur’, më thanë.’
Burimi: BBC