Ditën e sotme, në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit ishte i ftuar aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu. Në bisedë e sipër, Asqeriu zbuloi se në fakt artisti ka dy emra, një “të ligjshëm” dhe një “të vërtetë”.
Aktori rrëfeu se edhe vëllain e tij të madh e quanin dikur Bujar, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë kur ishte vetëm 6 muajsh.
“Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela.”
Më tutje, Bujari tregoi se kur lindi donin t’ia vinin emrin Drini ose Safet. Si përfundim menduan ta quanin Drini dhe shkuan për ta regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile kishtë thënë:
“Ç’është ky emër lumi?”
Kështu familjarët ishin stepur dhe babai i kishtë thënë nënës ta regjistronin si Bujar, duke i dhënë kështu emrin e fëmijës së ndjerë, ndonëse vazhduan ta thërrisnin Drini.
"E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz” përfundoi Bujar Asqeriu, ose më mirë të themi Drini.