KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Astro Fun

Hëna e Plotë: Ç'do të ndodhë me 4 nga shenjat e horoskopit?

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2019

Jemi në prag të Hënës së Plotë  dhe astrologjikisht kjo përkthehet në ndryshime në shumë aspekte të jetës- veçanërisht për marrëdhëniet, paratë dhe dashurinë.

Hëna e Plotë do të ndodhë këtë të premte (19 prill) duke sjellë mundësira për të mbyllur dyer në të cilat ju s’doni të bëni më pjesë. Gjë që përkthehet në mundësi të reja!

1. Dashi

Hëna e Plotë në Peshore do të kërkojë të balanconi energjinë  që i jepni të tjerëve, në vend që ta shpenzoni gjithë kohën për ta.  Merrni frymë thellë dhe kujtoni që se duhet të marrësh aq sa jep është esenciale për një marrëdhënie të shëndetshme.

2. Gaforrja

Kjo Hëne e Plotë do t’ju frymëzojë që më në fund të bëni ndryshimet që keni menduar prej kohësh.  Planet për të ardhmen do t’i merrni seriozisht! Është koha për t’ju gëzuar gjërave të reja pa e stërmunduar veten!

3. Peshorja

Këtë kohë do ta shfrytëzoni  për tu përqëndruar tek vetja sesa tek mënyra se si ju shohin të tjerët. Lëreni këtë Hënë të mbyllë një kapitull, për t’i lënë vend një tjetri.

4. Bricjapi

Hëna e Plotë është shumë intensive për ju. Po ndiheni pak nën presion përsa i përket jetës profesionale, por nëse mendoni me llogjikë do të dilni nga ky kaos. Mos harroni; çfarëdo që të ndodh, zgjidhni rrugën që ju çon më lart!

MOS I HUMBISNI