Që pas lindjes së vajzës, Bes Kallaku ka një problem ~madhor~ me Xhensilën! I duket sikur që nga dita që është bërë nënë, këngëtarja nuk e do më sa dikur dhe s’i kushton të njëjtën vëmendje. I gjithë përkushtimi tani shkon tek Ajka!
Në një video të postuar pak orë më parë në Instastory, vetë Xhensila e ndau me ndjekësit “shqetësimin” e tij dhe sigurisht e shoqëroi me një dedikim dashurie për të.
“Që pas lindjes së gocës, ky çuni që shihni këtu të gëzuar dhe me humor është bërë shumë xheloz! Më thotë që kam filluar të mos e dua si më parë!”- dëgjohet të thotë Xhensila.
Besi, nuk vonon ta konfirmojë duke shtuar se “gjithë dashurinë ta ka marrë Ajka”!
View this post on Instagram
Fati ishte në anën e Xhensilës dhe meqë në sfond ishte kënga e Klajdi Haruni, “Nuk të dua dot më pak”, gjeti rastin për t’ja sqaruar njëherë e mirë se e do po njësoj.
Gjithsesi, shqetësimi i aktorit qëndron dhe është botërisht i njohur. Pas ardhjes së një fëmijë, partnerëve i duket sikur po distancohen nga njëri tjetri. Instikti i nënës bën që e gjithë vëmendja e saj t’i dedikohet bebushit. Duke qenë se është instikt, ekspertët thonë se jo domosdoshmërisht ndjenjat janë reduktuar, por lidhja që krijohet mes nënës dhe fëmijës për të, vjen mbi gjithçka tjetër.
Padashur, nënat harrojnë gjithashtu se partneri *ekziston*, por kjo situatë mund të ndryshojë nëse vihet në dukje.
Kujtoni që të dy jeni të çmendur pas bebushit që ka ardhur dhe nuk ka asnjë arsye për t’i lënduar ndjenjat njëri tjetrit. Dashurinë për të voglin/ën mund ta përdorni për tu afruar edhe më bashkë!