Celebrity

Aktorja tregon sfidat me problemet e shëndetit mendor

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2019

Aktorja tregon sfidat me problemet e shëndetit mendor

Aktorja Sophie Turner ka folur hapur në të kaluarën në lidhje me çështjet e shëndetit mendor, por së fundmi në një intervistë podcast në Dr. Phil me Phil McGraw, u shpreh se ka menduar vetëvrasjen.

Aktorja tregon sfidat me problemet e shëndetit mendor

Kur ishte vetëm 17 vjeç, katër vite pasi nisi të shfaqej në “Game of Thrones”, Sophie nisi luftën me depresionin.

“Ishte e çuditshme. Nuk isha shumë në depresion, por nisa të mendoj vetëvrasjen. Nuk e di pse. Ndoshta mund të ketë ardhur si rrjedhojë e një magjepsjeje të çuditshme që kisha, por po, mendova për vetëvrasjen.”

Ajo beson se pjesa më e madhe e problemeve të shëndetit mendor vinin si pasojë e “urrejtjes” dhe kritikave të vazhdueshme në rrjete sociale.

“Njerëzit thoshin: Uaa, Sansa ka shtuar 4 kg, Sansa ka hequr 4 kg [Sansa Stark, roli i saj në GoT]. Merrja shumë komente për peshën dhe aknet, megjithëse isha adoleshente dhe ishte normale. Sikur të mos mjaftonte, merrja dhe shumë komente se nuk isha një aktore e mirë. Thjesht i besoja të gjitha. I thoja vetes se isha mbipeshë, se kisha akne dhe nuk dija të aktroja. I kërkoja kostumografëve të më shtrëngonin sa më shumë korsenë pasi kisha tepër probleme me vetëbesimin.”

Aktorja tregon sfidat me problemet e shëndetit mendor

Fatmirësisht, mori ndihmën e specializuar mjekësore. Prindërit e kuptuan pasi panë faturat e terapistëve një vit më parë dhe aty ajo u tregoi gjithë situatën e përjetuar. Tani, ndihet më mirë dhe e do më shumë veten. Bashkëshorti i saj i ardhshëm, Joe Jonas, ka ndikuar pozitivisht.

“Ndonjëherë mendoj se nuk e dua fare veten, por tani jam me dikë që më bën të mendoj për cilësitë e mia. Dhe kur dikush të thotë çdo ditë se të do pafund, të bën ta duash edhe ti veten. Kështu që po, e dua veten.”

Përpos aktores, edhe Bebe Rexha tregoi në Twitter sfidat që has prej kohësh me shëndetin mendor dhe kryesisht problemin me çrregullimin bipolar.

*Nëse mendoni se jeni bipolarë, keni probleme me vetëbesimin, keni menduar vetëvrasjen dhe jo vetëm, drejtohuni menjëherë psikiatrit, psikologut a terapistit për ndihmë të specializuar.*